Samiti dyditor i Brukselit, marrëveshja me Turqinë dhe pengesat e shumta

0
138

Udhëheqësit e Bashkimit Europian do të takohen për të finalizuar marrëveshjen me Turqinë, që do të lehtësojë krizën e emigrantëve. Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk pranoi se, ka një sërë çështjesh të pazgjidhura, që pengojnë arritjen e marrëveshjes.

Në samitin dyditor të Brukselit, të premten do të marrë pjesë edhe kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu. Plani i propozuar parashikon që, të gjithë emigrantët që mbërrijnë në Greqi nga Turqia të kthehen mbrapsht.

Për çdo sirian të kthyer pas, një sirian që gjendet në Turqi do të vendoset në BE. Në praktikë duket si një lëvizje e panevojshme, pasi BE mund të marrë drejtpërdrejt ata që mbërrijnë në Greqi, por sipas një pjese të analistëve, kjo bëhet thjesht për të fituar kohë dhe për të mbatjur sa më shumë emigrantë larg Europës. Kjo, pasi është e qartë se, procedurat burokratike në procesin e rivendosjes së emigrantëve do të zgjasin shumë.

Në këmbim të bashkëpunimit të Turqisë është ofruar udhëtimi pa viza për qytetarët e saj në Europë që prej qershorit, si dhe përshpejtim i procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE. Ndërsa protestues të shumtë thonë se marrëveshja e propozuar shkel konventat ndërkombëtare, edhe ofertat për Turqinë nuk janë aq të sigurta sa do të preferonte Ankaraja.

Nuk ka garanci se anëtarësimi turk do të përshpejtohet, por vetëm angazhim për negociata të ardhshme sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndërsa udhëtimi i turqve pa viza varet nga plotësismi i 72 kritereve, që BE-ja i ka vendosur Turqisë. Në fund, nuk ka siguri as që ndihma për sirianët në Turqi do të jetë 6 miliardë euro, vetëm një premtim për ta shqyrtuar si mundësi, nëse fondi i parë jep rezultatet pozitive.

Veç këtyre pikave, baza ligjore për kthimin e emigrantëve nga Greqia po sulmohet gjithnjë e më shumë. Spanja është një nga vendet, që tha se do të kundërshtojë kthimin pa asnjë kriter të emigrantëve në Turqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here