Mandati i Sulit nuk shkon në Kushtetuese, maxhoranca e rrëzon

0
126

Kuvendi i Shqipërisë votoi me 36 vota pro dhe 77 kundër projektvendimin për miratimin e kërkesës së 20 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për mandatin e deputetit socialist Rakip Suli.
Sipas konstatimeve të PD, Sulit i ka mbaruar mandate dhe duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për të konstatuar papajtueshmërinë me mandatin e deputetit.
Edhe në këtë seancë marrëdhëniet e PD me Kuvendin ishin të kushtëzuara. Ata sërish u shprehën se mazhoranca nuk ka reflektuar për çështjet që grupi i PD ka ngritur, si zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, funksionimi i Komisioneve Hetimore dhe mbarimi i mandateve për tre deputetet.
Në emisionin “Ditë e Re”, paraditen e sotme deputeti Luçiano Boçi tha se PD do të jetë gjatë votimit për mandatin e Sulit dhe në fillim të seancës për të parashtruar edhe njëherë argumentat për marrëdhëniet e kushtëzuara me Parlamentin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here