Idrizi pret Ahmetin: Shqipëria do reagojë për shqiptarët e rajonit

0
165

Nënkryetari i Kuvendit, Shpëtim Idrizi priti këtë të enjte në një takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Gjatë takimit, Idrizi shprehu shqetësimin e tij për situatën politike në Kosovë, si dhe preku situatën e shqiptarëve në Maqedoni, Malin e Zi dhe Çamëri.

“Duhet një reagim kombëtar. Shqipëria s’mund të jetë pasive për çfarë ndodh në Kosovë, për Zajednicën, demarkacionin me Malin e Zi, apo për Preshevën, që i ngjan një Çamërie të kohëve tona”, nënvizoi Idrizi.

Një tjetër pikë e rëndësishme diskutimi mes tyre ishte dhe reforma në drejtësi, ku kryetari i PDIU u bëri thirrje forcave politike në vendin tonë për miratimin në një kohë sa më shpejtë të saj.

Gjithashtu, Idrizi falenderoi zotin Ahmeti për organizimin e “Javës Çame” në Prishtinë, e kthyer tashmë në një traditë.

Nga ana e tij, Ahmeti vlerësoi punën dhe përpjekjen e Idrizit për çështjen çame dhe përfaqësimin dinjitoz prej tij të këtij komuniteti. Më tej, ata diskutuan dhe për projektet e ardhshme për Komunën e Prishtinës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here