Standard.al

Fabrika franceze prodhon makarona me insekte; nuk përballon dot kërkesat (video)

0

Janë shumë ata që mendojnë se insektet do të jenë ushqimi i së ardhmes, duke zëvendësuar kështu mishin, i cili është burim proteinash. Një ide e tillë mund të duket e shpifur, por në disa vende të botës insektet janë konsumuar rregullisht.

Prodhuesja franceze Stephanie Richard, ka vendosur që të nxjerrë në treg një linjë makaronash me insekte. Ideja i erdhi kur ajo ishte duke kërkuar një lloj makaronash speciale, me përmbajte të lartë proteinash, që do të shërbenin për atletët.

Duke folur me një rritës insektesh nga Lion i Francës, iu lindi ideja që t’i fusnin ato tek makaronat, në formë pluhuri. Receta përfshin një përzierje mielli integral, 7% pluhur insektesh, vezë e të tjerë.

Pavarësisht sigurisë për të pasur në dorë një prodhim interesant, Stephanie nuk e dinte se si do të pritej një produkt i tillë në treg, por rezultoi se ato ishin shumë të suksesshme. Stephanie tani duhet të zgjerojë kompaninë për të përmbushur kërkesat e tregut.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.