Berisha-Leskajt: Madamë Lokomotiva

0
138

Tashmë u bënë tre javë që opozita po bojkoton seancat plenare me pretendimin se mazhoranca nuk po reflekton ndaj kërkesave të tyre. Kreu i grupit të PD-së njoftoi se opozita do rikthehet vetëm për votimin e mandatit të deputetit socialist Rakip Suli
Paloka tha se Ministria e Brendshme na shkroi një letër për rastin e një gjyqtari që paska liruar gjykata dike për armëmbajtje pa leje. Po pse nuk u shqetësua ky ministri ditën kur një nga këto gjykata liroi një deputet të mazhorancës, i cili jo vetëm akuzohet për armëmbajtje pa leje, por edhe që ka qëlluar.

“Amendamenti që ne kemi sjellë lidhur me këtë çështje për dekriminalizimin lidhet me një nga këto raste. Amendamenti ynë kërkon një gjë elementare, që zyrtare, deputetë që janë kapur në flagrancë me krime të renda ndaj njeriut deri në një vendim gjykate të mos vazhdojnë të kryejnë funksionet e tyre

Unë e di që Rama e ka dhënë urdhrin për këtë amendament, nuk do ta votojë.

Marrëdhënia jonë me parlamentin do të vazhdojë të jetë e kushtëzuar, ne do të marrim pjesë në votim. Por nuk mund të jemi pjesë e këtij parlamenti”, tha Paloka.

Berisha tha se opozita do qendrojë jashtë derisa të largohen të gjithë “kusarët”.

“Madam lokomotiva po i bën sfidë të hapur shqiptarëve, ligjit, transparencës dhe ekzistencës së këtij shteti. Nuk ka cinik më ekstrem se sa ju që keni marrë për djalin tuaj lokomotivën dhe hekurudhën dhe tani kryesoni seancën. Nuk ka gjest me cinik të Edvin Kristaq Ramës, gjest më të papranueshëm për ne si opozitë. Ne u detyruam të braktisnim parlamentin se sollët njerëz që i kishin duart të lyer me gjak, por ne se pranojmë parlamentin me një numër kusarësh që përdorin mandatin për të vjedhur pasuritë publike. Nëse doni opozitë në parlament merreni seriozisht këtë. Një kryekusar e votuam të dilte nga parlamenti, këtu janë një zinxhirt i tërë”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here