Atentati në Bllok/ Dhjetë persona të shoqëruar në polici deri më tani

0
184

Dhjetë persona janë shoqëruar në rajonin e policisë, lidhur me vrasjen e ish policit në Tiranë. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Sektorit të Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, kanë sekuestruar gjatë paradites dy kamera sigurie të një pike interneti dhe një marketi, të cilat kanë regjistruar skenën e atentatit ndaj 41 vjeçarit AjetZeqaj, ndërsa burime të tjera thonë se dhjetë kamera janë nën monitorim.

Ajet Zeqaj ishte bashkë me një shok në një bilardo dhe kur ka dalë nga aty, rreth 5 metra më tutje është qëlluar nga mbrapa, nga një person i maskuar me kapuç, me armë zjarri pistoletë me silenciator.

Policia ka gjetur pak metra larg vendit të ngjarjes, poshtë një makine me ngjyrë blu armën që autori e ka hedhur pas krimit.

Pistat kryesore të hetimit ku është përqëndruar grupi hetimor, janë ato të konflikteve për shkak të aktivitetit të Zeqajt në trafikun e lëndëve narkotike në Francë, gjithashtu dhe pista e hakmarrjes për probleme familjare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here