Oficeri i forcave Renea punonte “part-time” si grabitës taksistësh

0
160

 

Identifikohet një person i dyshuar si grabitës i taksixhiut të publikuar nga Policia e Tiranës.

Burimet thonë se dyshohet se është Eduart Budini nga Këlcyra. Siç shkruhet në profilin e tij në Facebook, Budini ka mbaruar Akademinë e Policisë.

Mësohet se ky person është shoqëruar nga Policia e Gjirokastrës dhe po merret në pyetje.

Lajmin për këtë identifikim e ka bërë të ditur policia, pas sinjalizimeve që janë nga lexuesit online.

 

Policia e Tiranës i bëri thirrje për ndihmë qytetarëve, për të identifikuar autorin e një vjedhje me dhunë.  Lidhur me ngjarjen e datës 9 Nëntor 2015, në rrugën “Tre Dëshmorët” në Tiranë, shtetasi H. H, ka bërë kallëzim penal se një shtetas i ka kërkuar shërbimin taksi dhe para se të zbriste nga automjeti, nën kërcënimin e një sendi, si ajo e armës se zjarrit ka tentuar t’i vjedhë me dhunë lekët e xhiros ditore. Më pas, agresori është larguar në drejtim të paditur. Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e shtetasit, që shfaqet në videon e siguruar nga grupi hetimor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here