Standard.al

Stili pizhame po “pushton” rrugët

0

Kjo pjesë e rrobave të rehatshme nga dhomat e gjumit po del drejtpërdrejt në rrugë dhe po bëhet njëri ndër trendët më të rehatshëm këtë pranverë.

Shtëpitë e modës Celine dhe Belanciaga propozojnë veshjen në stilin pizhame nga koka deri te thembrat, ndërsa Gucci ofertën e vet e ka plotësuar edhe me “pantofla”.

Megjithatë, për të mos u dukur sikur jeni bërë të gatshme për të shkuar në krevat e jo për të dalë në rrugë, do të duhej t’i respektonit disa rregulla.

  • Nëse keni vendosur t’i vishni rrobat e këtilla, më së miri është që ato të jenë nga mëndafshi, sepse të pambuktat megjithatë ju bëjnë vërtet sikur të jeni bërë gati për të shkuar në krevat për të fjetur gjumë.
  • Pjesa e sipërme e mëndafshtë apo e pambuktë më së miri përshtatet me xhinse, posaçërisht nëse dëshironi të dukeni e shkujdesur, por megjithatë elegante.
  • Rrobat në stilin e pizhameve më së miri përshtaten me këpucë me taka apo me atlete. Për të mos u dukur sikur sapo jeni ngritur nga krevati, mos mbathni pantofla.
  • I vetmi përjashtim është shëtitja verore në plazh, kur modelet e këtilla mund t’i vishni me këpucë të stilit japonez.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.