Qytetarët për Parkun/ Aktivistët: Organizat ekzistojnë por janë të shitura ose fiktive

0
136

Në një intervistë për gazetën standart njëri nga aktivistët e lëvizjes Qytatarët për Parkun Ardit Mekshiqi shpreht se në Shqipëri nuk ka shoqëri civile. Në vendin tonë nuk ka ardhur akoma kjo shoqëri.

Sejrie Baleta

Për ditë verës si u organizuat ju si nismë Qytetarët për Parkun?

Që me datë 13 Mars ne vendosëm që  të organizoheshim për të  informuar qytetarët në  mënyrë  të  drejtpërdrejtë, duke i takuar, njoftuar, ndaluar në  rrugë, për ne nuk ishte thjesht një festë por edhe aktivitet argëtimi i ndërsjelltë, duke ju dhuruar njërzve verore, muzikë por edhe duke i ndërgjegjësuar për çeshtjen e këndit të lojrave dhe gjithashtu duke u marrë n feedback për secilën çështje.

Si u prit organizimi jua nga qytetarët pasi dihet që në  Ditën e Verës ishte dhe fluksi më i larte i tyre?

Dita e Verës ka disa vite që mbipopullon disa zona të  qytetit e një  ndër këto është edhe zona te parku i liqenit  pjesë  e cila kthehet në  terren marketingu produktesh.

Ne vendosëm t bëjmë  detyrën e “qytetarit të përgjegjshëm” duke i informuar njerëzit për atë  që mediat klasike nuk e bëjnë  në  mënyrën e duhur për të mos thënë e përveç  pasivitetit ne transmetimin e së  vërtetës janë edhe vegla të  dizinformimit në masë, pra për efektet negative të  një  ndërtimi të  një këndi lojrash në atë zonë. Pjesën ku ishim vendoshur ne  “Qytetarët Për Parkun” ishte ndoshta pjesa më  e populluar aty ku përveçse argëtimit dhe veroreve kishte edhe dialogim me qytetarët që e mendonin si pozitiv atë projekt.

Ishin të pranishme nismat e tjera apo vetëm nisma jua po lobon tani për tani kundër ndërtimit të këndit të lojrave?

Kundërshtimin e këndit të lojrave po e bëjnë  disa grupime dhe individë. Por ashtu si “Qytetarët Për Parkun” që  aksionet kryesore i bëjnë si një trup i vetëm ka edhe shumë grupe të tjera dhe individë  të cilët vetëorganizohen në forma nga më të ndryshmet për këtë  kauzë, pra kemi të  bëjmë  me një  lëvizje qytetare në  mbrojtje të  hapësirave publike dhe të  publikes në  tërësi.

Ju keni komunikim dhe organizoni protesta të përbashkëta me shoqerinë civile e cila është ngritur disa herë  në  protestë?

Në  fakt ne nuk jemi ajo çka perceptohet si “Shoqëri Civile” ne jemi qytetarë me profesione të ndryshme që jemi bashkuar për të ndaluar dëmtimin e hapësirave të gjelbërta sidomos te “Parku i Liqenit Artifical” dhe komunikim kemi me të gjithë dhe organizohemi për gjërat që na prekin të gjithëve siç  janë  për arsim publik, transportin publik, kundërshtimi ndaj parkimit nëntoksor te Parku Rinia, mbrojtja e kaskadave lumore të cilat po kthehen të  gjjtha në  hidrocentrale në  interes të biznesmenëve të nryshëm, etj, etj.

Jeni në dijeni cilat janë  nismat e tjera dhe si organizohen ata?

Njerzit aktiv në Tiranë nuk është se e bëjnë  në  fshehtësi angazhimin në mbrojtje të  pronës publike ndaj ata janë  ftues dhe informues ndaj aksioneve që  ndërrmarrin kështuqë  nuk është e vështirë  të  kuptosh dhe të  gjesh veten si kontribues në  organizim ose si pjësmarrës.

 

Qytetarët i janë përgjigjur thirrjes tuaj për protesta. Si do të organizoheni ju në  vazhdim?

Fatkeqësisht shoqëria shqiptare është shumë apatike edhe për shkak të  mungesës së  shpresës që ka ardhur nga protagonistët e asaj që  perceptohet si Shoqëria Civile që  thjesht përdorte protestat për tu tranpoluar në ndonjë  parti ose për  benefite të  natyrave nga më  të  ndryshmet. Kemi raste konkrete ku levizje të  mëdha e me ndikim te qytetarët janë  kthyer në  parti duke i zhgënjyer me të drejtë. Jo thjeshtë si fakt transformimi në parti por falsiteti ndaj kauzave që kanë  përdorur për qëllime dytësore. Për iden organizimi nuk kam cfarë  të  them se kjo do vendoset në  mbledhjen e ardhshme pasi vendimet janë kolegjiale dhe respektohet mendimi dhe argumenti i cilit do qytetari që angazhohet.

 

Do ta leni që të rringjallet “Rilindja” që  pak ditë  më  parë  ajo për ju vdiq?

Rilindja në  këtë  vend ka ardhur vetëm një herë. Kjo e sotshmja ishte një  propagandë  e cila vdiq që  pa lindur që  në  embrion. Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj mund të  them se nëqoftëse mund të ngjallet një  person i vdekur po por gjithsesi këtë  ka për ta treguar vullneti qytetarë.

 

Do të bashkëpunoni me nismat e tjera të  cilat dhe ato janë organizuar kundër  ndërtimit tek parku?

Siç  ju thash “Qytetarët për Parkun” janë  qytetarë  të  cilët luftojnë  të  mbajnë  të  paprekshme publiken një  ndër to është  edhe Parku i Madh, kjo levizje është  formuar rreth 1 vit më  parë dhe ka organizuar mbi 21 protesta për ndërtimet nën digën e liqenit artificial, ku ka mirpritur të  gjitha grupet, nismat apo edhe personazhe publike ti bashkohen. Patjetër që  jemi të  hapur për bashkpunim për arritjen e së mirës publike.

Prëshatatet  filozofia e nismës suaj me atë të shoqëris civile që është  ngritur në  këmbë  kundër parkut?

Për cilën shoqëri civile e keni fjalën? Nëse në  këtë  vend do ketë   një  të  tillë  kjo levizje dhe këta njerëz të  thjeshtë  e të  lirë që  i bashkohen kësaj iniciative të  përbashkët në  mbrojtje të  publikes mund të  quhet si fillimi i Shoqërisë së  vërtet Civile Shqiptare e cila fatkeqesisht nuk ka lindur akoma edhe pse kemi mbi 25 vite pluralizëm.

 

Është e vërtetë që  shoqëria civile është  e përçarë  në  një  moment ku duhet të jetë më e bashkuar se kurrë?

Shoqëria civile? Janë rreth 1500 organizata që ushtrojnë aktivitetin e tyre në kryeqytet dhe heshtin, nuk kanë  kredibilitet sepse janë  të shitura ose fiktive. Nëse e kam gabim parku është  aty dhe secili të  vijë  e ta mbrojë  për veten e tij në  radhë  të  parë  e në  rradhë  të  dytë  për atë  çka janë zotuar si organizata.

 

Çfarë  do të  bëni në  vazhdim në  lidhje me ndërtimet që  po bëhen tek parku?

Është  këmbëngulja e qytetarëve ajo që  jep forcë për të  vazhduar me protesta deri në realizimin e objektivave. Ne po bëjmë detyrën qytetare të  informimit, solidarizimit dhe bashkpunimit në  fuksion të  mbrojtjes së  publikes.

 

Cilat do të  jenë  format që do ti kundërshtoni në  vazhdim?

Kjo le të  jetë  e pazbuluar, meqë  edhe protestën tjetër e kemi shumë afër, por një  gjë  ju siguroj , “Nuk keni parë  gjë akoma”…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here