Llalla: Kemi rritur kërkesat për dënime alternative

0
123

Prokuroria Shqiptare ka ndjekur në vijimësi një politikë të alternuar penale, në bazë të të cilës është treguar e ashpër për veprat e rënda penale, si edhe korrupsionin. Kryeprokurori Adriatik Llalla tha se për veprat penale të konsideruara të lehta, Prokuroria e Përgjithshme ka orientuar të gjithë strukturën që të kërkoj dënime alternative për të pandehurit. “ Kërkesat e prokurorëve për këto dënime, në total, janë rritur në 17 përqind krahasuar me një vit më parë dhe rreth 30 përqind më shumë se sa në vitin 2013. Pra, është evidente se fryma e Prokurorisë orientohet drejt këtyre formave të dënimit”, tha Llalla. “Sa u përket të miturve të moshës 14 deri në 18 vjeç, Prokuroria synon që nëpërmjet dënimeve alternative, t’u krijohen mundësi për t’u riintegruar dhe të zhvillojnë një jetë normale brenda standartit ligjor. Por, sërish u rikthehemi shifrave të vitit 2015. Ka shumë raste kur të miturit e moshës së përgjegjësisë ligjore, pavarësisht dënimeve alternative të mëparshme, janë përfshirë sërish në vepra penale, kryesisht në ato të vjedhjes. Në vlerësimin e Prokurorisë, përsëritja e veprave penale nga kjo kategori e të miturve vjen si pasojë e mungeses se mekanizmave të duhur rehabilitues. Në mungesë të institucioneve të posaçme, dënimet alternative nuk sjellin përmirësim të gjendjes së kriminalitetit tek të miturit. Është shumë e rëndësishme që institucionet përgjegjëse të hartojnë strategji të plota dhe efikase në këtë drejtim, duke ndihmuar në radhë të parë zbatimin e ligjit penal dhe duke sjellë njëkohësisht edhe përmirësimin e sigurisë në vend”, tha Llalla. Ndërkohë duhen krijuar institucione të veçanta për personat me probleme mendore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here