Korçë/ Policia shpëton 55-vjeçarin që donte të hidhej nga shtylla

0
144

Një 55-vjeçar vuri në alarm policinë e Korçës sot, pasi kishte hipur mbi një shtyllë elektrike dhe kërcënonte se do të hidhej.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Shën Gjergj, ku shtetasi Dh. Jani ishte ngjitur në një shtyllë të tensionit të lartë dhe kërcënonte se do hidhet.

Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat e Policisë dhe të Zjarrfikëses për të negociuar me këtë shtetas, ku fatmirësisht  u arrit që 55-vjeçari të zbritej në tokë.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak për këtë veprim, mund të jetë gjendja e rënduar emocionale e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here