Boçi: FBI zbarkoi në Shqipëri, ra në gjurmët e krimit.“Qeveria hesht përballë 5245 veprimeve kriminale”

0
127

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, në një deklaratë të tijën ditën e djeshme për mediat, bëri me dije se Byroja Federale e Hetimit zbarkoi në Shqipëri, pasi ra nën gjurmët e krimit financiar të Ministrit të Financave Arben Ahmetajt. Sipas qëndrimit të Boçit, qeveria shqiptare nuk ka reaguar fare ndaj skandaleve kriminale, pasi vet ajo është e lidhur ngushtësisht me krimin dhe korrupsionin në vend. “Prej një jave, shqiptarët janë njohur nëpërmjet medias se Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka zbarkuar në Shqipëri pasi ka rënë në gjurmët e një krimi financiar. Kompania e cila hetohet është drejtuar nga Knidi Bashari, këshilltari i Ministrit të Financave Arben Ahmetaj, që siç e pohon edhe ai vetë ka drejtuar këtë kompani deri në gusht 2015. Pavarësisht të dhënave hetimore që ka publikuar media për 5245 veprime elektronike të cilësuara si kriminale, qeveria shqiptare nuk ka pasur asnjë reagim për këtë megaskandal, hesht dhe merr në mbrotje të kërkuarin e FBI-së” – bëri me dije deputeti demokrat. Ndërkaq, ai tha se këshilltari i financave hetohet nga zyra më e njohur e globit për mashtrim financiar ndërsa ministri e ka emëruar si këshilltar të tij. Po ashtu Boçi shprehu: Ky është një kombinim kriminal mes një të kërkuari për mashtrim financiar nga FBI dhe një ministri hajdut e me skandale si Arben Ahmetaj. Për më tepër, edhe pas këtij lajmi, personi në fjalë vijon të këshillojë ministrin e Financave” – deklaroi deputeti demokrat. Gjithashtu ai nënvizoi në lidhje me këtë situatë të krimit në vend, se është një situatë e pastër inkriminimi ku një mashtrues financiar punon në ministrinë e Financave. “Edi Rama dhe ministri i tij i skandaleve nuk kanë vullnet për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit- deklaroi deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ndërsa shtoi në fjalën e tij, se ky rast dëshmon qartë vullnetin e Edi Ramës për të bashkëjetuar e bashkëqeverisur me krimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here