Prokuroria ka kërkuar sot 6 vite burg për reperin Cozman, i cili u kap në flagrancë vitin e shkuar me 20 gr marijuanë. Sot është mbajtur seanca e dytë gjyqësore për 30 vjeçarin Ylber Abdullahi, i njohur ndryshe me emrin e artit Cozman, i cili akuzohet për “Prodhim, mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim.
Prokuroria dha pretencën duke kërkuar dënimin me 6 vite burg të reperit Cozman. Ky i fundit dhe avokati i tij kërkuan shtyrjen e seancës, për të përgatitur mbrojtjen.
Mësohet se Gjykata do të japë vendimin pas dy javësh, pasi të ketë dëgjuar palën e paditur. Nëse dënohet,Cozman do të përfitojë uljen e dënimit me 1/3-tën, për shkak se Gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar.