PD mes zgjedhjeve të parakohshme, sfidës në Parlament dhe reformës në drejtësi

0
146

Opozita është shprehur e gatshme për frymën konsensuale midis palëve më të mëdha politike në vend, për ato që ajo i ka konsideruar si çështjet më të rëndësishme

 

Sava Sota

Nga kampi i së djathtës çështjet që përbëjnë më shumë rëndësi themelore janë “pastrimi” i politikës shqiptare nga personat e inkriminuar, ku vetëm me anë të dekriminalizimit opozita mendon se ky hap do të arrihet. Ndërkohë, prioritet i gjithë lëvizjeve opozitare mbetet rrëzimi i kryeministrit Rama, e bërë e ditur kjo, nga akuzat e ndryshme që PD ka hedhur kundrejt mazhorancës. Aksionet opozitare në mbarë vendin kanë qënë tregues i qartë se opozita synon me çdo kusht dhe mjet demokratik, përmbysjen e asaj ç’ka ata e cilësojnë qeverinë e Ramës, si “regjimim më të egër  diktatorial” në këto 25-vite demokraci. Ndërkaq, objektivat e qarta nga Partia Demokratike, të cilat janë përqendruar tek zgjedhjet e parakohshme, duket se tashmë po marrin gjithmonë e më shumë përforcimin e betejave më të mëdha opozitare duke besuar deri në fund se është vullneti i  qytetarëve të lirë dhe të pakënaqur nga kjo qeverisje që do të sjellë përmbysjen e Ramës.

Po ashtu, një çështje shumë e diskutuar e cila ka ngjallur debate të ashpra midis mazhorancës dhe opozitës, ka qënë  konstatimi i pavlefshmërisë si edhe mbarimi i mandateve të deputetëve të Partisë Socialiste. Ndërkohë, shqyrtimi i mandateve përfshiu deputetët Rakip Suli, ku Kuvendi dështoi në votimin për heqjen e mandatit të tij, si edhe Valentina Leskajn, për të cilën opozita u largua në shenjë proteste nga Kuvendi. Ndërkaq, debate dhe polemika të forta ka patur në Parlament, edhe në lidhje me deputetin socialist Koço Kokëdhima, ku pritet që mandati i tij të shqyrtohet nga Kushtetuesja.  Ndërsa sa i përket reformës në drejtësi, kjo ka qënë çështja më e diskutueshme dhe sipas Partisë Demokratike, është kushti kryesor për të “pastruar” politikën shqiptare nga deputetët e inkriminuar që sipas qëndrimit të opozitës vijnë në Kuvend si pasojë e lidhjes së ngushtë të Edi Ramës me krimin dhe korrupsionin. Për reformën në drejtësi, edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i pranishëm në çdo takim të organizuar nga Partitë Popullore Europiane, e ka pasqyruar atë si një problem për të cilin mazhoranca nuk shpreh vullnet politik dhe fryme konsensuale për bashkëpunimin e të dyja palëve. Sipas qëndrimit të kreut të PD-së, dakordësimi i i të dyja kampeve më të mëdha politike në vend, do të prodhojë një drejtësi që lufton korrupsionin, pamundëson kapjen politike dhe vendosjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në shërbim të qeverisë së kryeministrit Rama.

Po për reformën në drejtësi?

Për arritjen e konsensusit në reformën në drejtësi, opozita ka shpalosur më herët 11 pikat e mbështetura në argumena të hollësishme të raportit kritik, ku ndahet me mazhorancën, gjë për të cilën kjo e fundit e përcakton si “kushtet” që nxjerr PD për mosdakordësimin e draftit të tyre. Ndërkohë, nga Partia Demokratike, pikat janë të domosdoshme për tu patur parasysh nga ana e mazhorancës, pasi sipas qëndrimit të opozitës janë të përpuethshme me të gjitha kriteret dhe parimet e Komisionit të Venencias. Kjo e fundit, duke parë situatën kaotike që kanë krijuar kampet si PS-PD, ja la përfundimisht në dorë politikës shqiptarë që  të përpiqen së bashku të gjejnë të mesmen e “artë”, për arritjen e kësaj reforme të domosdoshme për një drejtësi të “shëndoshë” dhe të pacënuar nga kushdo qeverisje. Ndërkaq, pikat ku mbështetet Partia Demokratike dhe që i sheh si të arsyeshme për tu marrë në konsideratë, janë 11:

1- Zgjedhja e funksionarëve të sistemit të drejtësisë me 3/5, çimenton kapjen politike. 2- Të gjithë funksionarët e lartë të sistemit të drejtësisë janë të shpërndarë në 8 institucione të reja që do të krijohen. 3- Një shumicë më e gjerë prej 2/3, do ishte garanci për një sistem drejtësie të pavarur. 4- Të gjithë funksionarët e lartë të sistemit të drejtësisë janë të shpërndarë në 8 institucione të reja që do të krijohen. 5- Një nga këshillat e dhëna nga Komisioni i Venecias i është adresuar njërit prej organeve më delikatë, Këshilli i emërimeve në Drejtësi, Këshilli i emërimeve në Drejtësi i cili etiketohet në kë të mënyrë nga Komisioni i Venecias.6- Nuk ka asnjë reflektim as për depolitizimin e proçesit të vlerësimit dhe rivlerësimit të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend.  7- Komisioni  i Venecias ka vënë në dyshim, nëse Shqipëria ka burimet e nevojshme njerëzore dhe financiare për ngritjen e një kolegji tëposaçëm administrativ brenda Gjykatës së Lartë. 8- Komisioni i Venecias është shprehur që roli i Presidentit të Republikës duhet të jetë më i pakët nga ai që Presidenti zotëron sot, ndërkohë që në draft thuhet se vlerësimet që bën presidenti për kandidaturat e  papërshtatshme, e humbin fuqinë e tyre momentin kur i njëjti organ pra Këshilli i lartë gjyqësor vendos të rrëzojë dekretin e Presidentit të Republikës. 9- E drejta për kompetenca të Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar një ligj për rishikimin e Kushtetutës. 10- Nuk janë respektuar rekomandimet konçize të Komisionit të Venecias, mbi mungesën e nevojës së ndërprerjes së mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm. 11- Nuk respektohet konkluzioni i Komisionit të Venecias që proçesi i vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të jetë një proçes rigorozisht i përkohshëm pasi drafti i shpërndarë në ndryshim edhe nga drafti i mëparshëm i cili parashikonte një periudhë më të shkurtër parashikon që ky proçes të zgjasë në një periudhë 11 vjeçare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here