Këto janë 10 vendet më injorante në botë sipas këtij studimi

0

Në fakt nuk bëhet fjalë për çështje që kanë të bëjnë me arsimin, dijen dhe zhvillimin. Parametrat ku është fokusuar studimi kishin të bënin me tre çështje të rëndësishme, emigracionin, pabarazinë dhe obezitetin, faktorë këta që për nga ndikimi që kanë mbi shtetet nuk vlerësohen sa duhet.

Loading...

 

Kjo është arsyeja, që në këtë listë janë përfshirë edhe shtete të zhvilluara, sikurse Belgjika dhe Italia. Analiza është iniciuar nga Ipsos Mori, e cila ka listuar shtetet “më injorante” të botës, në krye të së cilës është Meksika dhe Brazili.

 

Fjala është për perceptimin që kanë këta popuj për tre faktorët e mësipërm, perceptim që tek popujt e këtyre vendeve është tërësisht i ndryshëm nga ai që është realiteti. Sipas Babby Duffy, drejtor administrativ i Ipsos Mori, këto perceptime bëjnë që më pas të ndërtohen politika të gabuara për të përballuar ato që rëndom vlerësohen si sfida të shoqërisë.

 

Rezultat e nxjerra kanë treguar se këto vende kanë një perceptim të gabuar për emigracionin. Në përgjithësi, ata mendonin se numri i emigrantëve në vendet e tyre shkonte deri në 25%, ndërkohë që kjo përqindje nuk ishte më e madhe se 10% në rastin më të mirë.

 

Nga ana tjetër, në lidhje me pabarazinë, ata mendonin se gjysma e pasurive të vendeve të tyre ndodhej në vetëm 1% të popullsisë, ndërkohë që kjo shifër (pasuria) ishte 30%.

 

Në lidhje me obezitetin, mendohej se nga kjo ishte e prekur vetëm 40%, ndërkohë që në realitet në këtë gjendje ishte 54% e popullsisë.

 

Më poshtë mund ta shihni kategorizimin e shteteve, duke filluar nga pozicioni i 10-të e teposhtë:

 

  1. Italia
  2. Argjentina
  3. Afrika e Jugut
  4. Belgjika
  5. Kolombia
  6. Zelanda e Re
  7. Peru
  8. Brazil
  9. India
  10. Meksika

 

Loading...

Lini nje pergjigje