Dita e Verës/ Elbasani çel siparin e festimeve të festës pagane

0
198

 

dita-veres5-e1426334044680 FESTIMET-TIRANE---14_tn_2

Atmosfera e Ditës së Verës në Elbasan është ndezuar por sot pritet të festohet nga  mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë.

 

 

Sejrie Baleta

Dita e Verës  ka nisur me festime që mbremjen e 13 marsit në qytetin e  Elbasanit. Janë  306 policë në gatishmë për të mirëmbajtur rendi dhe qetësinë për pritjen e ditës së verës nga qytetarët në mbarë Shqipërinë ku për ta ka hapur dyer qytati i kësaj festë Rlbasani. Siç është bërë traditë në qytetin  Elbasanit u  çelur panairi “Dita e Verës 2016”, i cili këtë vit vjen me 45 kompani, shumë prej të cilave marrin pjesë për herë të parë. Panairi Dita e Verës është bërë traditë tashmë në qytetin e Elbasanit, dhe vjen për të 19-in vit me radhë. Shumë qytetarë nga  qytete të ndryshme të vendit ishin për ta vizituar por më shumë vizita priten gjatë ditës së nesërme ku dhe numri i vizitorëvë do të jetë më i lartë. Dita e Verës është një ditë më një fluks të lartë turistësh  dhe kjo e bën edhe më të rëndësishëm këtë panair. Panari “Dita e Verës” do të qëndrojë i hapur deri në 15 mars, kur zyrtarisht mbyllen festimet për Ditën e Verës. Panairi “Dita e Verës” i kthyer tashmë në traditë hapet dy ditë para festës pagane të “Ditës së Verës”, që është iniciuar shekuj më parë në qytetin e Elbasanit, por që vitet e fundit festohet në të gjithë vendin. Po kështu ka startuar edhe Edicioni i 14-të i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar i Këngës Popullore, i organizuar nga Ministria e Kulturës, Drejtoria e Veprimtarive Foklorike dhe Qendra e Artit në Bashkinë Elbasan. Ky Festival mbahet çdo dy vjet në teatrin”Skampa” dhe çel festimet për festën tradicionale të ditës së Verës. Në këtë festival i cili do të mbahet për dy ditë do të marrin pjesë grupe nga Elbasani, Korça, Durrësi, Lezha, Berati, Shkodra etj. Elbasani në këtë festival do të paraqitet me tre këngë të reja dhe këngëtarë të rinj të cilët do të provojnë për herë të parë emocionet e skenës. Në edicionin e 14 të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Popullore do të përshëndesin edhe grupe të njohura vendase, por edhe nga Kosova e Maqedonia . Një sërë aktivitetesh të tjera të larmishme pritet të gjallërojnë Elbasanin në festën e tij tradicionale.

Bollokumet

Qytetarët bëjnë blerjet e fundit, sheshet dhe rrugët janë të mbushura nga njerëz që tregojnë atmosferën festive që dalëngadalë po merr formë në këtë qytet ku Dita e Verës festohet si tradicionalisht me bollokumet dhe piknikun në natyrë. Kryesisht qytetarët frekuntojnë zonat periferike e me gjelbërim në këtë qytet, ndërsa në mbrëmje shijonë koncertin festiv të organizuar për këtë festë. “Ka më kanaqësi më të madhe tha , nuk bën vaki. Ne e bëjmë simas qefit simas zakonit që kemi. I kemi bërë ballokumet dhe të gjitha.  Atmosfera është e gezushme e kënaqshme për të tërë veçanërisht ne pensionistët jemi shumë të gëzuar.”-shprehet një e moshuar “Atmosfera shumë e mirë, e ngrohtë njërëz kanë ardhur nga gjitha anët dhe po vijnë akoma.”-shprehet një prej tyre.  “Elbasani e ndjen shumë se e ka si traditë Ditën e Verës brez pas brezi kështu që dhe ne e festojmë”.-thotë nëj tjetër Atmosfera e kësaj feste karakterizohet nga tradita ndërkohë që bollokumet e Elbasanit janë përgatitur për tu shitur edhe në kryeqytet.

 

Festime dhe në Tiranë

Edhe në Tiranës ndihet atmosfera e festës. Zbukurime dhe lule nëpër rrugë dhe në qendër. Qytetarër që kishin dalë dhe si fundjavë që ishte ndiheshin të lumtur kur shikonin një atmosferë ndryshe në kryeqytet. Muzikë, art, lojra dhe argëtim janë kryefjala e 14 marsit, Ditës së Verës në kryeqytet. I gjithë kryeqyteti duke nisur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, parku “Rinia”, lulishtja tek sheshi “Skënderbej”, sheshi “Nënë Tereza” si  dhe zona tek Blloku do të krhehen në arenë festive ditën e 14 marsit. Kështu duke nisur prej orës 09:00 të mëngjesit të 14 marsit do të çelet panairi EKO në sheshin “Nënë Tereza”, risi e këtij viti, ku kompani lulesh si dhe disa sipërmarrje riciklimi do të krijojnë një kopësht të madh në shesh si dhe do të promovojnë punimet e tyre të realizuara nga mbetjet urbane.

 

Siguria e festës

Elbasani përgatitet të presë më qindra vizitorë nga e gjithë Shqipëria me rastin e festës së verës.Policia e Elbasanit ka angazhuar 306 forca policie për të siguruar mbarëvajtjen e festimeve që do të mbahen me rastin e Ditës së Verës.Bëhet me dije se duke nisur nga dita e dielë në ndihmë të shërbimeve të Policise Elbasan do të vihen në dispozicion edhe forca nga Policia e Tiranës, ndërsa do të bllokohet lëvizja në disa akse rrugore.Gjithashtu Bashkia e Elbasanit ka bërë publike edhe axhendën e festimeve me rastin e kësaj feste. Elbasani,qyteti i ballokumeve përgatitet të presë me qindra vizitorë me rastin e festës së Ditës së Verës. Për të siguruar mbarëvajtjen e kësaj feste janë shtuar masat e sigurisë dhe në ndihmë të policisë së Elbasanit kanë shkuar edhe efektivë nga Tirana. Në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e aktiviteteve, policia e Elbasanit nuk do të lejojë lëvizjen apo parkimin e mjeteve në këto akse rrugore:

1.Në orën 08:00 deri në përfundim të aktivitetit të Karnavaleve do të bllokohet lëvizja e nga Stadiumi deri tek 1 Maji

2.Nga Stadiumi deri tek “Pallati i Sportit”, nuk do të lejohen parkimet apo qëndrimet e mjeteve.

3.Nga Kryqëzimi i Luleve deri në Unazën Jugore nuk do të lejohen parkimet e mjeteve

Festimet në pritje të Ditës së Verës kanë nisur që prej datës 11 mars, ndërsa do të kulmojnë mbrëmjen e 13 marsit me koncerte si me një spektakël fishekzjarresh për të vazhduar më pas me një sërë aktivitetesh edhe gjatë ditës së festës.

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë pagane.Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.

Tashmë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi dhe për simbolikë të saj ka gatimin e ballokumeve.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here