Standard.al

(Videolajm) Arti do ta kapërcejë luftën siriane, ja cila është prova në një kamp refugjatësh

0

https://youtu.be/UJOcuJv-27k

image-2-1

E shtuna ka qenë një ditë ndryshe për emigrantët në kampin e Idomenit të cilët përballen çdo ditë me luftën për ekzistencë, nën mungesën e ushqimit, kushtet e vështira atmosferike dhe rrezikun nga sëmundjet.

Artisti disident kinez Ai Weiwei  që është stacionuar prej ditësh në këtë kamp ka sjellë një atmosferë ndryshe, duke improvizuar një koncert recital në piano, me protagoniste një grua siriane e cila ka ikur nga flakët e luftës në përpjekje për tu bashkuar me të shoqin që gjendet në Gjermani prej 18 muajsh.

Pianoja me ngjyrë të bardhë ishte vendosur në mes të një fushe balte në kamp dhe pianistja Nour Al Khzam, nga qyteti Deir Ez Zor i Sirisë luajti pjesët e saj të preferuara.

Ai Weiwei u tha gazetarëve se gruaja kishte qenë duke studiuar piano, por e kishte ndaluar për shkak të luftës në Siri.

Për artistin kinez shfaqja e djeshme ishte më shumë se një performancë, ishte “vetë jeta”. Ai shfaqi bindjen se “arti do të kapërcejë luftën”.

Ai Weiwei ka punuar në një numër të madh projektesh me refugjatëve në të gjithë Evropën dhe momentalisht energjitë e tij i ka përqëndruar në ishullin grek Lesbos.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.