Njihuni me qenin që sakrifikoi turirin e tij për të shpëtuar vajzat e padronit

0
203

Kjo është historia e rrallë e një qeni në Filipine që ka sakrifikuar turirin e tij për të shpëtuar dy vajzat e padronit.

Kabang është emri i qenit që është shndërruar në hero.

Një ditë, një makinë pirate po vinte me shpejtësi, teksa dy vajzat, 3 dhe 11 vjeç, po kalonin rrugën. Pikërisht në momentin kur asgjë nuk mund ta shmangte aksidentin fatal, qeni u hodh në rrotat e makinës.

Dy vajzat shpëtuan nga vdekja, por qenin u detyruan ta operojnë dhe humbja e pjesës së sipërme të turirit ishte e paevitueshme.

Ndoshta është i shëmtuar me këtë gjysmë turiri, por për padronët e shtëpisë dhe dy vajzat e tyre, ai është qeni më i bukur në botë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here