Standard.al

Zbardhen pagat e bashkive, 1.7 milionë kush qeveris më shumë banorë

0

Qeveria miraton nivelin e pagave për kryebashkiakët e rinj dhe punonjësit në varësi të bashkive. Me ndarjen e re administrative, indeksimi i pagave është bërë në varësi të  numrit të banorëve që do të ketë njësia administrative apo bashkia përkatëse. Kështu paga më e lartë shkon për kreun e Bashkisë së Tiranës, e cila ka edhe numrin më të madh të banorëve nën administrim e më pas vijon me zbritje graduale, sipas numrit të banorëve.  Po kështu, veç pagave të krerëve të bashkive, qeveria ka miratuar nivelet e pagave për funksionet e tjera në qeveritë vendore. Vendimi i qeverisë është publikuar në Fletoren zyrtare. Përpos punonjësve të tillë, si Sekretar i Përgjithshëm, Drejtor Drejtorie, Përgjegjës Sektori apo Specialist, paga e të cilëve për vjetërsi pune do të shtohet me 2 për qind,  më poshtë tabela referon edhe nivelin e pagave për nëpunësit civilë në këshillat e qarqeve si dhe kufijtë e pagave për punonjësit e njësive bashkiake. Po ashtu, nga dje janë zyrtarizuar edhe pagat, bazuar në llojin e diplomës dhe kufijtë e pagave për administratorët e njësive administrative, ku në varësi të numrit të banorëve të njësive, ato variojnë nga 117.500 lekë deri në 37.450 lekë.

Kryetarët dhe nënkryetarët

Nivelet e pagave, për funksionarët e zgjedhur të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive të njësive të vetëqeverisjes vendore, janë: a) Për Bashkinë e Tiranës: Kryetari 140 000 – 174 760 lekë; Nënkryetari 130 000 – 140 000 lekë.

  1. b) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 200 001- 400 000 dhe me mbi 400 000 banorë: Kryetari 130 000 – 155 000 lekë; Nënkryetari 100 000 – 129 000 lekë.
  2. c) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 100 001 – 200 000 banorë Kryetari 110 000 – 140 000 lekë; Nënkryetari 70 000 – 117 500 lekë.

ç) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 50 001 – 100 000 banorë: Kryetari 70 000 – 117 500 lekë; Nënkryetari 60 000 – 95 000 lekë.

  1. d) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 20 001 – 50 000 banorë: Kryetari 60 000 – 95 000 lekë; Nënkryetari 45 000 – 80 500 lekë.
  2. dh) Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me deri në 20 000 banorë: Kryetari 45 000 – 80 500 lekë; Nënkryetari 28 300 – 70 500 lekë.
  3. e) Për Këshillin e Qarkut: Kryetari 87 000 – 140 000 lekë; Nënkryetari 57 600 – 95 000 lekë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.