Tiranë, Fier, Lushnje, tre vetëvrasje në një ditë arsyet, depresioni

0
209

Shqipëria është zhytur në depresion.  Rritet numri i vetëvrasjeve. Të rinj që i japin fund jetës, familjarë që nuk përballojnë faturat e ditës, borxhlinj që zhyten në frikë, të huaj që pasi qëndrojnë disa kohë në Shqipëri vendosin të hidhen nga lartësitë. Brenda një ditë ne të gjithë vendin janë regjistruar  tre  raste vetëvrasje. Një person në Tiranë i jep fund jetës. Në orët e para të mëngjesit të djeshëm në rrugën “Haxhi Kika”, është gjetur i shtrirë përdhe një person. Nga hetimet paraprake viktima dyshohet të jetë shtetas i huaj suedez, i identifikuar si Jim Backlund, 40 vjeç. Nga veprimet hetimore të uniformave blu, dyshohet se viktima është vetëhedhur nga ballkoni i katit të tretë të pallatit ku banonte dhe si rezultat ka gjetur vdekjen. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Suedezi ka qenë i punësuar si menaxher në “Regency Cazino”. Ishte baba i një fëmije . Martuar me një shtetase shqiptare. Po dje një djalë nga Fieri i ka dhënë  fund jetës në mënyrë misterioze. Prej disa ditësh kishte shfaqur shqetësime, por askujt nuk i’a kishte marrë mendja atë që do bënte. Në fshatin Cakran të Fierit, është gjetur nga familjarët i vetëvarur me litar në depon e banesës së tij 31- vjeçari K.M. Nga hetimet e kryera rezultoi se në trupin e të ndjerit nuk ka patur shenja dhune. Gjithashtu mësohet se viktima kishte kishte shfaqur shqetësime mendore kohët e fundit. Paraprakisht dyshohet se 31- vjeçari i ka dhënë fund jetës në gjendje të rënduar psikologjike . Një vajzë në moshë fare të re nga Lushnja, i ka dhënë fund jetës. Gjatë ditës së djeshme, në fshatin Çermë Shkumbin, Lushnje, në banesë është vetëhelmuar 16- vjeçarja A.D. Vajza është gjetur në gjendje të rëndë nga familjarët të cilët e kanë dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës së dhënë adoleshentja ka gjetur vdekjen. Nuk dihen ende rrethanat që e kanë shtyrë të renë drejt fundit fatal, ndërsa uniformat blu kanë nisur hetimet për këtë rast.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here