“Thunder”, pranga inspektorit të 4 të Tatimeve të Lezhës

0
195

Agjentë të policisë së Lezhës kanë ndaluar pasditen e së shtunës inspektorin e katërt të Tatimeve të shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Sipas një njoftimi për shtyp nga drejtoria lokale e policisë, kanë qenë agjentët e anti-krimit financiar që kanë kapur inspektorin, në kuadër të operacionit të koduar “Thunder”.

Sipas njoftimit, i arrestuari është shtetasi Armando Gjokaj, 25 vjeç dhe banues në Lezhë, me detyrë inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve.

Në kuadër të të njëjtit operacion, gjatë paradites së të shtunës u bë i mundur ndalimi i 3 inspektorëve të tjerë të Tatimeve: Alma Hasanaj, Nikoll Kalaj dhe Nikolin Radovani; të degëve të ndryshme të Tatimeve; si dhe procedimi i shtetases me inicialet E.P, nën akuzën e fshehjes së të ardhurave.

Ndalimi i tyre erdhi pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në subjektet private të shtetases E.P, inspektorët nuk kishin konfiskuar mallrat e papajisur me dokumentet e duhura tatimore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here