Shqipëria në Bienalen e Venecias me muzikë iso polifonike

0
215

Ekspozita e 15 ndërkombëtare e Arkitekturës

“Ju kam lënë malin” është tekstura urbane që do të përfaqësojë Shqipërinë në ekspozitën e 15-të ndërkombëtare të arkitekturës në Bienalen e Venecias 2016. Pavijoni Shqiptar ka konfirmon listën përfundimtare të pjesëmarrësve në këtë ekspozitë e përcaktuar nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë. Arkitektura e zhvendosjes dhe migrimit është tekstura në pavionin shqiptar.

Bienalja do të çelet në 28 maj – 27 nëntor 2016 e kuruar nga Simon Battisti, Leah Ëhitman-Salkin dhe kolektivi dizenjues Åbäke. Pavijoni shqiptar i përgjigjet temës “Raportim nga Fronti” të kuratorit të Bienales Alejandro Aravena. Kuratorët kanë porositur tekste të reja rreth arkitekturës së zhvendosjes nga shkrimtarë, poetë e krijues të skenës ndërkombëtare: poeti Etel Adnan, poeti Mourid Barghouti, shkrimtari Michel Butor, artistja Claire Fontaine, arkitektja Yona Friedman, artisti Anri Sala, antropologu Michael Taussig, ekonomisti Yanis Varoufakis, shkrimtarja Ornela Vorpsi dhe urbanisti Finn Ëilliams. Tekstet interpretohen nga këngëtarët më të mirë iso-polifonikë shqiptarë. Këngët do të dëgjohen në pllaka gramafoni 30cm, të cilat do të luajnë gjatë gjithë kohëzgjatjes së Bienales së Venecias si një instalim tetë-kanalësh. Zërat e Shqipërisë do të mbushin pavijonin. Katër grupe kanë kontribuar talentin e tyre muzikor dhe krijues për të realizuar këtë inçizim të veçantë. Pavijoni i Venecias do të transformohet në një hapësirë të të dëgjuarit kolektiv. “Ju kam lënë malin” hap bisedën lidhur me urbanizmin e emigrimit, duke projektuar çeshtjen shqiptare në skenën ndërkombëtare, me qëllimin e qartë për t’i kthyer dialogun dhe spekulimet e saj, sërish në Shqipëri.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here