PS ndryshon mendje, Xhafaj dhe Vlahutin drejt Venecias për të ndryshuar raportin për Reformën në Drejtësi

0
157

Ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj kanë udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Venecias për tu takuar me anëtarë të këtij Komisionit që ka thënë fjalën e fundit për Reformën në Drejtësi.   Qëllimi i këtij udhëtim sekret të dyshes Xhafaj-Vlahutin është të lobohet që ekspertët e Komisionit të Venecias të ndryshojnë thelbin e raportit të tyre për Reformën në Drejtësi i cili shkon në sinkron në fakt me ato që ka kërkuar opozita shqiptare.   Është fakt se pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias pak ditë më parë, deri tani vetëm opozita dhe LSI përmes kryetari të saj Ilir Meta janë shprehur pro këtyre rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe për këtë arye, PD e LSI kanë propozuar që tashmë të zhvillohet edhe takimi i tryezës politike për të përmbyllur dokumentin përfundimtar të Reformës në Drejtësi me konsensus dhe votimin e në Kuvend.   Por duket se Partia Socialiste nuk është aspak dakord dhe për këtë arsye ka dërguar sot me urgjencë drejt Venecias, dyshe Xhafaj-Vlahutin për të negociuar ndoshta një raport sipas shëmbëlltyrës së vizionit që ata kanë për këtë reformë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here