Ndryshimet në prokurori/ Llalla: Do rifreskojmë të gjitha prokuroritë në rrethe, hetimi duhet të jetë efikas

0
144

 

Ajo që pritej tashmë doli qartë. Prokurorët e rretheve që u dorëhoqën një ditë para deklaratës së kryeprokurorit nuk e kanë bërë këtë gjë të detyruar nga kushtet familjare dhe personale. Ata duket se kanë qenë të detyruar nga kreu i hetimeve

 

Alma Çuka

Analizat e kryera në çdo prokurori në fillim të vitit 2016 e dhanë rezultatin e tyre. Për kryeprokurorin Adriatik Llalla këto analiza duket se kanë qenë një pasyrë e qartë se ku mund të kryheshin ndryshimet e mundshme me qëllim që ashtu sikundër ka deklaruar ai, tëq rrirtet shpejtësia në  hetimin dhe mbylljen e tyre në kohë rekord. Tashmë nuk ka asnjë pikë dyshimi. Prokuroritë në rrethe  nuk do t’i shpëtojnë ndryshimeve të krerëve të tyre, pse jo edhe sektorëve të veçantë të hetimit.  Prokurori i Pergjithshëm po shqyrton mundësitë për të rifreskuar stafin drejtues në disa nivele të Prokurorisë Shqiptare. Burime nga organi i akuzës, thanë se këto ndryshime diktohen kryesisht nga nevoja për të përmirësuar rezultatet në ndjekjen penale, si edhe për shkak se prokurorë të ndryshëm kanë vite në pozicione të caktuara në nivel drejtuesish dhe zv.drejtuesish prokurorish. Gjithashtu, riformatim pritet të ketë edhe në Prokurorinë e Përgjithshme. Riorganizimi do të realizohet në disa faza. Nisur nga informacionet për këto ndryshime dhe dorëheqjen e djeshme të drejtuesve të 4 prokurorive mendohet se kanë qenë të detyruara. Prokuroria e Përgjithshme, pas analizave vjetore të zhvilluara në fillim të vitit 2016, ka krijuar një pamje të qartë mbi problematikat e aktivitetit të saj. Në ditët dhe javët e ardhshme , strukturat e Prokurorisë do të vijojnë të preken në vazhdimësi, deri në rifreskimin e plotë të tyre. Dy  ditë më parë, krerët e prokurorisë së Tropojës, Dibrës, Përmetit dhe Lezhës dhanë menjëherë dorëheqjen nga postet e tyre.

 

Raporti i Prokurorit në Kuvend

 

Kryeprokurori Adriatik Llalla i ka dorëzuar Kuvendit një raport për gjendjen e kriminalitetit në vend për vitin 2015. Sipas këtij raporti, në 2015 numri i procedimeve penale të regjistruara për korrupsion është rritur me 49%. Për korrupsion aktiv janë regjistruar 58 procedime penale, ndërsa 25 për korrupsion pasiv të gjyqtarëve. “Në 2015, rritje me 49% numri i procedimeve të regjistruara për korrupsion. Rritje me 75% numri i procedimeve të dërguara për gjykim. Në 2015 u regjistruan 58 procedime penale për korrupsion aktiv, 25 procedime me 9 të pandehur për korrupsion pasiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve. 76% e kërkesave të prokurorëve kanë patur objektiv caktimin e masave të sigurisë “arrest me burg”. 24% e kërkesave kanë pasur si objekt caktimin e masës së sigurimit “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, thuhet në raport.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here