Itali/ Kapen me 5 kg kokaninë e me armë, dy të rinj shqiptarë në Verona

0
220

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Verona pasi janë kapur me lëndë narkotik dhe armë. Sipas mediave italiane, të arrestuarit janë Renato Hoxha, 24 vjeç dhe Andja Balla 20 vjeç, të cilëve pas një kontrolli në banesë iu janë gjetur një armë Glok 45 me 191 plumba dhe pesë kg kokainë në tableta që në ambalazh kishin një kurorë dhe të shkruar fjalët ‘Mbret’, si edhe 110 mijë euro para kesh. Fillimisht, Policia kishte ndaluar Renaton gjatë një kontrolli rutinë, në Verona, duke i gjetur atij në makinë 84 mijë euro, për të cilat shqiptari nuk qe në gjendje t’i justifikonte origjinën.  Hetimet e mëvonshme çuan në zbulimin se shqiptari së bashku me partneren e tij, bënin një jetë përrallore, me një standard shumë të lartë jetese, pavarësisht se nuk punonin dhe nuk kishin asnjë pronë, shkruajnë mediat. Hetimet janë duke vazhduar për të rindërtuar mënyrën se si ata e siguronin drogën dhe si e shisnin atë duke siguruar shifra marramendëse.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here