Gjirokastra ngre flamujt e emergjencës per trashëgiminë

0
133

1781767_1695168270756572_31260344837837617_o 12794826_1695208354085897_1941946557099855105_o (1)

Ministria e Kulturës miraton fond 5 milion dollarë për Voskopojën

Qyteti në mbrojtjen e UNESCO  ende pas shumë vitesh ndodhet në emergjencë për të shpëtuar banesat muzeale dhe karakteristike të qytetit. Shtëpitë 300 vjeçare po rrënohen. 

 

Gjirokastra prej shumë kohësh po i bie këmbanës së alarmit për trashgëiminë kuluturore, ku shtëpitë 300 vjeçare po rrënohen. Një qytet që ndodhet nën mbrojten e UNESCO, përsëri  ngre velat e emergjencës. Një ndërhyrje emergjente ka filluar në Pazarin Historik të Gjirokastrës. Shtëpitë muzeale dhe karateristike të këtij qyteti po rrënohen dhe shemben. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare e cila nisur mirëmbajtjen e disa shtëpive në Gjirokastër thotë se kërkohet shpallja e një emergjence pasi nën 50 m2 çati ndodhen tre prona, pale sa pronarë, megjithatë në fotot e publikuara prej saj duket qartë situata në të cilën ndodhen shtëpitë e Gjirokastrës. Shumë shtëpi janë të dëmtura, ku disave u është shembur çatia, rrëzim të mureve etj. Kjo drejtori rajonale bën apel që të  shpëtojmë dërrasën e çatisë të paktën dhe më pas ndërhyrja restauruese e këtyre banesave dhe kësaj trashëgimie. Ndërsa vullnetarë të cilët do të trajnohen për: “Ndihma e parë për Trashëgiminë Kulturore në Ballkan”, do të fillojnë punën e tyre në Gjirokastër në 13 mars. Trashëgimia Kulturore pa Kufij në Shqipëri së bashku me Qendrën për Zhvillim urban në Beograd  do të mësojnë dhe trajnohen në Gjirokastër për përballimin e emergjencave që përfshijnë trashëgiminë. Ata do të shndërrohen në vijën e parë të mbrojtjes së trashëgimisë të  kërcënuar nga krizat e fatkeqësitë të cilat duket se në vendin tonë janë të shumta. Mjaft shtëpi në Gjirokastër, të shpallura monumente kulture të kategorisë së parë dhe të dytë, përbëjnë një rrezik të madh për njerëzit, pasi muret e tyre po rrëzohen përditë. Ka pasur mjaft raste kur gurët dhe muret e shtëpive të vjetra, për të cilat nuk kujdeset askush, bien mbi kalimtarët apo familjet që banojnë brenda këtyre shtëpive.

 

Ndërsa për Voskopojën Ministria e Kulturës dhe Drejtoria rajonale e Kulturës ka miratuar 5 milion dollarë investime.  Korça ka arritur të fitojë një tjetër fond për rikonstruksionin e plotë të rrugëve karakteristike, qendrës, sistemtit të ndriçimit dhe restaurimin e plotë të 4 kishave në Voskopojë. Por përpos rikualifikimit të qendrave urbane janë monumentet e kulturës ato që qëndrojnë në krye të listës për të marrë një pjesë të mirë të këtij investimi . Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro shprehet se: “ Krahas rikualifikimit të qendrave urbane në dimensionin e tyre kulturor dhe shoqëror, monumentet e kulturës janë në krye të listës! Në mbledhjen e radhës të Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve, aprovuam financimin e një projekti shumë të rëndësishëm për trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e turizmit: “Rikonstruksion i qendrës dhe infrastrukturës rrugore dhe monumenteve të kulturës, Voskopojë”.

 

Drejtoria rajonale bën apel që të  shpëtojmë dërrasën e çatisë të paktën dhe më pas ndërhyrja restauruese e këtyre banesave dhe kësaj trashëgimie.

Somario

Një ndërhyrje emergjente ka filluar në Pazarin Historik të Gjirokastrës. Shtëpitë muzeale dhe karateristike të këtij qyteti po rrënohen dhe shemben. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare e cila nisur mirëmbajtjen e disa shtëpive në Gjirokastër thotë se kërkohet shpallja e një emergjence pasi nën 50 m2 çati ndodhen tre prona, pale sa pronarë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here