Standard.al

Vidhet letra me vlerë që lajmëroi fundin e Luftës së Parë Botërore

0

Ai ishte sinjali që lajmëroi fundin e Luftës së Parë Botërore, çasti kur me mijëra ushtarë në front ulën armët duke i dhënë njërës prej luftërave më shkatërruese që ka parë njerëzimi.

Por transkripti i lajmit të dhënë nëpërmjet alfabetit mors është vjedhur.  Copa e letrës qëndroi në xhepin e ushtarit Xhon Smith, i cili shërbente në batalionin e 12-të të regjimentit të Londrës dhe pas luftës ai e trashëgoi atë tek mbesa e tij.

Por copa e letrës ka rënë pre e hajdutëve dhe ka qenë Suzie Smith, e cila e ka denoncuar vjedhjen e mesazhit dhe ka kërkuar nga hajdutët që ta kthejnë mbrapsht, duke qenë se copa e letrës nuk ka asnjë vlerë financiare, por vlerë të madhe shpirtërore për të dhe familjen e saj.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.