Shkëlqim Cani deklaratë “bombë”: Në Serverin e Tatimeve janë vjedhur të dhëna

0
183

Një muaj pasi u hoq nga drejtimi i Ministrisë së Financave, Shkëlqim Cani ka pranuar publikisht se në serverin e tatimeve është ndërhyrë, nga ku janë vjedhur edhe të dhëna. Ai i bëri thirrje pasardhësit të tij, Arben Ahmetaj të rinisë kontrollin në Tatime.   Deklarata u bë në komisionin e posaçëm parlamentar për hetimin e serverit të tatimeve, ku Shkëlqim Cani tha: “Bindja ime e plotë është që atje është vjedhur, atje është ndërhyrë. Unë i sugjeroj ministrit të ri të Financave të rifillojë për arsye se sistemi i ri ka hyrë në punë tashmë dhe sistemi i vjetër është në dispozicion për t’u audituar plotësisht për ndërhyrjet që janë bërë në vite”.   Demokratët i kanë kërkuar shpjegime Canin, nëse procesi i nisur prej tij ishte i ligjshëm apo jo dhe pse kishte caktuar njerëz politik për të audituar. Kështu Arben Ristani u shpreh në komisioni:  Ju keni zgjedhur një procedurë, e cila nuk është e përcaktuar në ligj? Ndërsa Cani u përgjigj: Është neni 17 që më lejon të marr ekspertë të jashtëm.   Më tej Ristani i drejtohet Canit: Përse keni caktuar staf politik? Këshilltari është politik. Është stafi juaj juaj politik nuk është për të bërë detyrat në zyrat administrative. E ka në përshkrimin e punës që duhet të bëjë auditime këshilltari?. Cani përgjigjet: Patjetër që duhet të bënte edhe atë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here