Letra prekëse e suedezit të vetëvrarë në Tiranë

0
238

Në profilin e tij në facebook në ditën ndërkombëtare të gruas, Jim Backlund shkruan këto fjalë. Në ditët e fundit të jetës, 40-vjeçari që u hodh nga ballkoni shkroi këtë letër në Ditën e Gruas.   ‘Sot është Dita Ndërkombëtare e Grave. Jam ulur në ballkon duke pirë kafenë e mëngjesit, ndërsa përpiqem t’ia gjej kuptimin. Për mua, kjo ditë do të thotë mirënjohje, mendim dhe ndryshim. Do të doja t’i ktheja mendimet e mia në fjalë.   Së pari, për nënën time. I jam mirënjohës që më solli në këtë botë, dhe më dha formë për të qenë ky që jam sot, me anët e mia të mira apo të këqija.   E di; nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Për këtë, ty të jam mirënjohës deri në përjetësi. Mendoj për 2 gratë që ndihmojnë në shtëpinë time, këto 2 gra që janë bërë pjesë e jetës sime prej disa vitesh. Mendoj për luftën e tyre të përditshme e megjithatë, kanë kaq shumë pozitivitet brenda tyre. Ndershmëri dhe zemra të çiltra. Ju jam mirënjohës që më treguat se ka gjithmonë një anë të mirë.   Mendoj për gruan e tim vëllai. Nuk para flasim, dhe nuk takohemi shpesh, por të jam mirënjohës që kujdesesh për tim vëlla, time mbesë dhe tim nip.   Mendoj për kunatën time më të madhe, sesi ti ia ke dalë të bëhesh ajo që shumëkush ëndërron të jetë. Dhe mendoj të gjitha vështirësitë që të duhet të përballosh. Të jam mirënjohës, sepse më lejove të isha yt vëlla. Mendoj për kunatën më të vogël. Ti ke vetëm një prioritet në jetë, dhe asgjë tjetër nuk është më e rëndësishme për ty. Diçka e bukur, sa e rëndë për ty. Një peshë që ti e mbart plot hijeshi. Edhe ty, të jam mirënjohës që më lejove të bëhesha yt vëlla.   Mendoj për mbesën e sime shoqeje. Me kaq shumë talente, kaq shumë zgjedhje, mundësi për atë se çfarë do të bëhet në jetë. Mendoj për problemet e tua si adoleshente, dhe se sa e vështirë të duket t’i përballosh. Të jam mirënjohës për energjinë tënde rinore, me të cilën na jep jetë të gjithëve.   Mendoj për gratë kudo nëpër botë, gra që vuajnë nga marrëdhënie të sëmura apo probleme familjare. Gra që vuajnë nga gjëra të cilat, një njeri i zakonshëm as që mundet t’i përfytyrojë. Mendoj për këto gra, jetët e tyre, çdo ditë, jo vetëm në Ditën e Grave; ne të Mendoj për Gjeneralin tonë.   E dashura, e ëmbla vjehrra ime. As që mund ta imagjinoj gjithçka ti mbart brenda teje. Me gjithë problemet dhe dhimbjet, ti përsëri do t’i falësh gjithçka, gjithmonë, njerëzve që do. Je një shenjt i vërtetë, sepse nuk e vë asnjëherë veten përpara askujt. Të jam mirënjohës që më bëre pjesë të familjes tënde të bukur, plot dashuri, përkujdesje dhe më deshe si një djalë.   Së fundmi, por më e rëndësishmja për mua. Mendoj për gruan time të shtrenjtë. Një grua aq e bukur, sa s’do të mundem kurrë ta perceptoj. Një talent, dhe një forcë jashtë kësaj bote. Mendoj për ty, dhe adhuroj tokën ku ti shkel. Për kaq shumë vite, të kam quajtur të mirëqenë e përsëri, ti m’i hape dyert ku unë dikur shihja vetëm mure. Je një njeri aq i madh, një njeri që për mua ka kaq shumë vlerë. Të jam mirënjohës, nga fundi më i thellë i zemrës sime, sepse më rrëfeve bukurinë e vërtetë të kësaj bote, atë çfarë vërtet është e rëndësishme. Do të jem përherë thellë brenda teje. Pranvera Sakajeva Backlund ishte bashkeshortja e te ndjerit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here