“Adoleshentët”, arrestohen në flagrancë 7 persona për vjedhje me dhunë

0
173

Shkatërrohet banda e hajdutëve adoleshentë në kryeqytet. Sekuestrohen armë zjarri dhe armë të ftohta. Vidhnin me dhunë. Kryesisht gratë ishin ato që binin pre e dhunë spsikologjike dhe asaj me armë nga të rinjtë. Për të vënë në pranga këtë grup është bërë një punë 6 mujore me të dhëna në rrugë operative. Përdornin armë zjarri, armë të ftohta dhe dhunë psikologjike. Sekuestrohet një armë pistoletë e markës “Bereta” dhe një krehër pistoletë. Nga specialistët për hetimin e krimeve të Komisariatit Policisë Nr 4, arrestohen në flagrancë  shtetasit: K.N, 16 vjeç, banues në Tiranë,  i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, Agim Mara, 18 vjeç  banues në Tiranë, Ergys Kadeli ,19 vjeç  banues Tiranë, R. Sh ,15 vjeç  banues Tiranë, B. L., 16 vjeç, banues në Tiranë, E. Gj,15 vjeç banues në Tiranë, J.B , 16 vjeç  lindur në Athinë e banues në Tiranë “Fresku” . Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi gjatë një hetimi disa mujor nga shërbimet e Komisariatit te Policisë Nr 4 Tiranë, u është dokumentuar me prova ligjore  se këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin kryenin vjedhje me dhunë duke perdorur  armë zjarri,armë të ftohta dhe dhunë psikologjike. Më datën 05.03.2016 rreth ores 01:00, në vendin e quajtur “Rruga e Dibrës “në një  bar kafe, shtetasi K.N, nën kercenimin e armës së zjarrit Pistoletë, ka mundur të marrë një shumë prej 700 lekë te reja dhe është larguar.  Më datë 06.02.2016 në vendin e quajtur Allias Tiranë, këta shtetas i kanë vjedhur telefonin nga dora shtetases  S. Ll. Më  datë 13.02.2016,  shtetasit B. L dhe E. Gj në rrugën “Arkitekt Kasemi” i kanë marrë nga dora portofolin shtetases Sh. B. Nga ana e specialistëve të hetimit  të krimit  janë dokumentuar dhe 5  raste të tjera për te cilat shtetasit nuk kanë ardhur të denoncojnë në lidhje me vjedhjen e telefonave dhe të portofolave. Nga kontrollet e ushtruara në  banesa këtyre shtetasve ju sekuestruan në cilesinë e provës materiale : Një armë pistoletë e markës “Bereta” dhe një krehër pistoletë. Një shufër metalike me hapje.  Katër telefona të markave të ndryshme. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Vjedhje me dhune”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve te ftohta”, parashikuar nga nenet  139, 278,279, 25 te K.Penal.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here