Debati Berisha- Rama për shitjen e kompanisë shtetërore INSIG

0
185

Teksa Ministria e Financave ka çelur garën për shitjen e kompanisë shtetërore, INSIG, në Parlament pati debat.   Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ajo po shitet me një çmim shumë më të ulët se sa e kanë vlerësuar kompanitë ndërkombëtare.  Ndërkohë Rama akuzoi qeverinë Berisha se e katandisi kompaninë nga lider të tregut në fantazëm.   Debatet Berisha-Rama:    Berisha: “Sot po shitet INSIGU. Me sa po shitet. Me 15 mln euro. Shko e merrni vlerësimin e kompanisë ndërkombëtare, një nga më të fuqishme në Evropë, e cila e ka vlerësuar 38 milionë euro. Do e marrin klanet.   Edi Rama: Dy fjalë për INSIG sepse jemi mes fakteve të vërterta dhe të fabrikuara. Nga një kompani lider u katandis në një fantazëm që ka thuajse më pak se 5 % të tregut sot.  INSIG e katandisën në një fantazëm me thuasje më pak se 5 % të tregut ata që sapo ikën. Politika e qeverisësë vjetër që nuk bëhet dot opozitë.  Në Kosovë ishte në prang të humbjes së licencës pasi krijoi një gropë që ministri i Financave ka negociuar intensivisht. Në një treg që e kthyen në xhungël dështuan tre herë ta privatizojnë. Një kompani ndërkombëtare , BDO ka bërë vlerësimin në harkun e 10- 15 milionë eurove. Sot ministria e Financave sapo ka lajmëruar që ofertat janë përtej parashikimeve më optimiste dhe shkojën deri në 2. 2 miliardë lekë, pra përtej vlerësimit maksimal. Ky është fakt.  Koncesionet e qeverisë së vjetër ishin para që iu merreshin qytetarëve për shërbime prej të cilave përfitonin privatët ndërkohë që partneritetet tona private janë para që investohen nga privatët për shërbime që përfitojnë qytetarët. Nga partneritetet tona qytetarët paguajnë zero lekë dhe përfitojnë shërbimin

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here