Nefertiti, bukuria që nuk përshkruhet me fjalë…

0
184

 

Një shekull më parë, më 6 dhjetor 1912, arkeologu gjerman Ludwig Borchardt gjeti një bust në studion e skulptorit Thutmose. Shumë shpejt ai kuptoi se në fakt bëhej fjalë për një portret të mbretëreshës Nefertiti. Që nga viti 2009, Nefertitit iu kushtua një dhomë e veçantë në pjesën veriore të muzeut Neues në Berlin. Busti është i siguruar në vlerën e 400 milionë eurove (523 milionë dollarë). Të shikosh dhe të besosh
Borchardt shkroi se është e pamundur të përshkruash bukurinë e kësaj skulpture. Me një gjatësi prej afro 50 cm, busti është i bërë nga gur gëlqeror, mbuluar me allçi. Irisi i syrit të majtë nuk ka humbur. Bukuria e Nefertitit, emri i së cilës do të thotë „e bukura ka mbërritur“, është i duhuri për statusin që ajo mbajti në krah të bashkëshortit, Akhenaten.

Treshja e Amarnas
Në kontrast me besimin në shumë zotëra, Aknehaten u përqendrua vetëm në një. Duke adhuruar Aten, zotin e dritës, faraoni krijoi fenë e parë monoteiste në histori. Akhenaten ia dedikoi kryeqytetin Akhetaten këtij zoti. Përkrah faraonit dhe zotit të tij, Nefertiti mori një pozitë të shquar në shoqëri. Ajo ishte pjesa femërore e treshes fetare.

Zbulim i bujshëm
Borchardt fillimisht u shkollua për arkitekturë. Qëllimi i ekspozitës së tij ishte që të gërmonte në Akhetaten, kryeqytetin e faraonit Akhenaten, në kohët moderne të Amarnas në Egjipt. Kur Borchard bëri zbulimin e tij sensacional, ai nxorri gjithashtu bustin e thyer të Akhenaten, të vendosur në plan të parë. Shumë vizitorë të shquar u dyndën në këtë vend, pas përhapjes së lajmit rreth zbulimit.
Egjipti në modë
Dy nga vizitorët më të famshëm ishin çifti mbretëror i Saksonisë. Akhenaten ndërtoi tempuj dhe pallate në shkretëtirën egjiptiane. Pas vdekjes së tij në vitin 1334 Para Krishtit, qyteti u braktis. Nën drejtimin e djalit të tij, famëkeqit Tutankhamun, perandoria iu rikthye politeizmit. Akhenaten u konsiderua një heretik. Mendohet se kjo është arsyeja pse busti i tij është thyer.

Nën dritën e Amarnas
Ekspozita, e cila shënon 100-vjetorin e zbulimit arkeologjik, e vendos Nefertitin në kontekstin e „fesë së dritës“ për Akhenaten-in. Muzeu ruan të gjitha objektet e gjetura në vendin e gërmimit, në studion Thutmose. Edhe pse faraonët pasardhës u përpoqën ta nxjerrin Akhenaten jashtë historisë, thesarët unikë i kanë mbijetuar kohërave të trazuara.

‘Berlineze’ e famshme
Dikur praktika standarde ishte që objektet e gjetura ndaheshin mes lidershipit të ekspeditës dhe Këshillit Suprem Egjiptian të Antikave. Për këtë arsye, busti erdhi në Berlin në vitin 1913 dhe u shfaq në vitin 1924. Që nga ajo kohë, autoritetet egjiptiane kanë bërë thirrje të vazhdueshme që Nefertiti të kthehet në vendin e saj, thirrje të cilat janë refuzuar nga pala gjermane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here