Ndikimi i hënës së plotë në shëndetin tonë

0
157

 

Sipas një besimi prej shekujsh, çmenduria është e lidhur ngushtë me fazat e Hënës dhe duket se rritet në mënyrë eksponenciale gjatë Hënës së plotë. E në këtë mënyrë, rrezikon që të çojë në një rritje të krimit dhe dhunës.

Ky përfundim tashmë është bërë edhe zyrtar, pas një studimi të kryer nga një ekip i psikologëve në Universitetin e Laval Quebec City, në Kanada.

Studimi analizoi situatën klinike të 771 pacientëve të hospitalizuar në tre vitet e fundit në rast emergjence në dhomën e urgjencës, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë te ata me probleme psikologjike.

Stafi mjekësor, konkretisht, 80% e infermiereve dhe 63% e mjekëve janë të sigurt se ka më shumë pacientë me probleme të shëndetit mendor gjatë Hënës së plotë, se sa në çdo kohë tjetër.

Sipas tyre, ka një lidhje në fakt me gjendjen psikologjike dhe katër fazat e Hënës. Duke shtuar se çrregullimet e ankthit, shtohen me 32% pikërisht gjatë fazës, kur ajo është në formën më të kompletuar të saj, pra, e plotë.

Ata e lidhin këtë konkretisht me një ulje të vëmendjes dhe aftësisë së të menduarit kritik, si edhe një përqendrim më ulët gjatë Hënës së plotë. Ndikimi i hënës së plotë në shëndetin tonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here