Gruaja u jep jetë binjakëve me baballarë të ndryshëm

0
185

 Një rast jashtëzakonisht i rrallë i binjakëve me baballarë të ndryshëm, është raportuar në Vietnam pas testit të ADN-së. Binjakët tre-prindërorë u çuan në spital për të bërë testin pas shquarjes së ndryshimeve drastike në tiparet e tyre fizionomike. Kjo dukuri ndodh kur dy vezë nga e njëjta nënë, fekondohen nga spermatozoidet e dy meshkujve të ndryshëm, gjatë kryerjes së marëdhënieve seksuale në akte të ndara, brenda të njëjtit cikël ovulimi.

twins_3591441b

Le Dinh Luong, president i Shoqatës Gjenetike të Vietnamit, është shprehur se rasti në fjalë është jashtëzakonisht i rrallë.
“Laboratori i qendrës sonë për Analiza Gjenetike dhe Teknologji ka zbuluar një çift binjakësh tre-prindërorë,” deklaroi ai. “Ky është një rast i rrallë jo vetëm për Vietnamin, por për mbarë botën.”

Lajmi është publikuar nga gazeta qeveritare “Tuoi Tre”, ku thuhej se rezultatet e testit treguan se bashkëshorti është i ati i vetëm njërit prej fëmijëve. Familja e tij i sugjeroi të bënte testin pasi binjakët, të cilët tani i përkasin moshës 2-vjeçare, duken krejtësisht ndryshe.

Capture_3591433b

Një rast i ngjashëm u reportua në vitin 2009, kur Mia Washington pranoi se kishte pasur një lidhje jashtë martese gjatë kohës kur, mbeti shtatzënë me dy vezë të fekonduara nga sperma e dy meshkujve të ndryshëm.
“Unë kam binjakë, por ata kanë baballarë të ndryshëm,” tha Mia për Fox News. “Nga të gjithë njerëzit në Amerikë dhe në botë, duhej të më ndodhte mua. Jam vërtet e shokuar,” shtoi ajo.

Presidenti i Clear Diagnostics Genny Thibodeaux, tha asokohe: “Kjo është vërtet çmenduri. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk besojnë se mund të ndodhë, por faktikisht ndodh.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here