Manjani: Pranë çdo Bashkie të ngrihen gjykatat e pajtimit, do ndihmojnë gjyqësorin

0
116

“Gjykata e Pajtimit duhet të ngrihen në çdo Bashki të vendit. Ato duhet të jenë të përbëra nga gjyqtarë me integritet. Në këtë mënyrë ne arrijmë të pastrojmë gjyqësorin nga çështje që shum ëmirë mund të gjejnë zgjidhje me pajtim”

 

Prej muajsh në vend mes forcave politike është duke u diskutuar reforma në drejtësi. Por, ndërsa lufta për të qenë në përparsi me kërkesat për këtë reformë  është bërë e ashpër mes pozitës dhe opozitës, Ministri i drejtësisë Ylli Manjani hedh një tjetër jhap. Ai shkon më tej kur thotë se kësaj reforme duhet t’i shtohet edhe një pikë  që sipas tij është e domosdoshme. Krijimi i gjykatave të pajtimit. Këto gjykata sipas numrit një të drejtësisë duhet të jenë të përqëndruara pranë çdp bashkie. Këtë ide Ministri manjani e hodhi gjatë një tryeze diskutimi me Forumin e Shoqërisë Civile për Reformën në Drejtësi. Ky forum pati ditën e djeshme një takim me ministrin. Mësohet se janë bërë një sërë propozimesh në këtë tryezë, ku më kryesorja është ajo e ngritjes së disa institucioneve shtesë në bashki për zgjidhjen e çështjeve me ndërmjetësim, pa pasur nevojë të mbërrijnë në gjykata. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Ministri Manjani u shpreh se mbetet përkrahës i bashkëveprimit mes shoqërisë, politikës dhe ekspertëve duke e cilësuar këtë bashkëveprim si një mundësi që do të krijonte klimën e besimit të publikut, veçanërisht tek gjyqësori.

 

Propozimi i Manjanit

 Gjatë takimit Manjani është ndalur edhe në propozimin për ngritjen e Gjykatës së Pajtimit, duke vlerësuar se ky proces do t’i shërbente organizimit gjyqësor por në radhë të parë do t’i shërbejë organizimit të shoqërisë shqiptare. Ai  ka theksuar rëndësinë e konceptimit dhe artikulimit konkret të një procesi që nënkupton zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rrugë jo detyrimisht gjyqësore, por të asistuara nga gjykatës profesionistë, nga njerëz të cilët kanë aftësinë e nevojshme për të negociuar dhe për të zgjidhur konfliktin e vogël apo mosmarrëveshjen e ditës.

“Kam qënë dhe mbetëm përkrahës dhe do ta suportoj shumë idenë e krijimit të Gjykatave të Pajtimit. Unë besoj që paqja është në traditën e shqiptarit. Neve na intereson për efekt të organizimit shtetëror, që ta lirojmë gjykatën normale nga ngarkesa ose nga mbingarkesa me çështje të cilat në thelb zgjidhen shumë më mirë apo shumë më thjeshtë. Të paktën në çdo bashki të re ne duhet të kemi një Gjykatë Paqtimi, me qëllim që njerëzve në komunitet t’u ofrohet mundësia e pajtimit. Nëse ky proces do të ndërtohet mirë, do të jetë një instrument shumë funksional për shoqërinë shqiptare por edhe për shtetin”, u shpreh Manjani. Ndërkohë

sugjerimet e  Manjani janë mirëpritur dhe janë vlerësuar nga përfaqësuesit e forumit. Gjatë këtij takimi, forumi shprehu vlerësimin për punën e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ekspertëve të Nivelit të lartë ndërsa theksoi se draftet analitike dhe strategjike si dhe Rekomandimet e Komisionit të Venecias për realizimin e kësaj reforme duhen pranuar nga të gjitha palët, sepse ato i shërbejnë mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve shqiptar, ndërtimit të një sistemi efikas të një drejtësie të pavarur, në shërbim të qytetarëve shqiptarë, të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here