Standard.al

El Dorado, e vërteta që fshihet pas mitit

0

Ëndrra El Dorado, një qytet floriri i humbur, bëri që shumë pushtues të ndërmerrnin udhetime të pafrytshme nëpër male dhe pyje të Amerkës Jugore. Të gjitha kërkimet e tyre ishin të kota. Sipas një kërkimi të fundit arkeologjik El Dorado nuk ishte një vend, por ishte një person. Arritja e Kolombit në Amerikë në vitin 1492 është kapitulli i parë i një përplasjeje kulturash që do të ndryshonin botën. Ishte një perballje brutale e mënyrave krejtësisht të ndryshme të të jetuarit dhe sistemit të besimit. Miti europian që lindi për El Doradon si një qytet  i humbur floriri që pritej të zbulohej nga një aventurier, paraqet etjen e pafundme për ar të europianëve dhe dëshiren tyre për të eksploruar këto toka të reja për vlerën monetare të tyre.

Miti i El Dorados të Amerikes Jugore, në anën tjetër, tregon natyrën e vërtetë të territorit dhe njerëzve që jetonin atje. Per ata, El Dorado nuk ka qenë asnjëherë një vend, por një perandor aq i pasur sa thuhet që e mbulonte veten e tij në flori nga koka tek këmbët cdo mëngjes dhe e shpëlante atë në një liqen të shenjtë cdo mbrëmje.

Historia e vërtete pas ketij miti është plotësuar pjesë-pjesë në vitet e fundit duke përdorur nje kombinim te teksteve te hershme historike dhe kerkimeve arkeologjike.

Ne zemren e tij eshte nje histori e vertete e nje riti te nje ceremonie kalimi qe behej nga njerezit Muisca qe kane jetuar ne Kolumbine Qendrore qe nga viti 800 e deri ne ditet e tanishme.

Shkrimtare te ndryshem qe arriten ne kete kontinent ne fillim te shekullit te 16 filluan te shkruanin per kete ceremoni te El Dorados, dhe nje prej shkrimeve me te mira vjen nga Juan Rodriguez Freyle.

Ne librin e Freyle, ‘The Conquest and Discovery of the Neë Kingdom of Granada’, i publikuar ne vitin 1636, ai na tregon neve qe kur nje lider vdiste ne shoqerine Muisca, do te behej procesi i trashegimit te ‘te artit’. Lideri i ri i komunitetit zakonisht ishte nipi i liderit te meparshem.

I rrethuar nga kater prifterinjte me te larte, i zbukuruar me pupla, kurora ari dhe ornamente trupi, lideri, izhveshur por i mbuluar me pluhur floriri, do tu ofronte Zotave objekte floriri, emerald dhe objekte te tjera te shtrenjta duke i hedhur ato ne liqen.

Brigjet e liqenit ishin te mbushur me spektatore te zbukuruar qe luanin instrumenta muzikore dhe dhe me zjarre. Ne qender te liqenit prifti ngrinte nje flamur per te kerkuar qetesi nga njerezit. Ky moment shenonte piken ku te gjithe njerezit do i premtonin besnikeri liderit te tyre te ri duke bertitur aprovimin e tyre nga bregu i liqenit.

Ne menyre te habitshme, shume aspekte te ketij interpretimi jane vertetuar edhe nga kerkime arkeologjike, kerkime qe kane treguar gjithashtu aftesine e jashtezakonshme dhe shkallen e prodhimit te floririt ne Kolumbi ne kohen e arritjes se Europianeve ne vitin 1537.

Ne shoqerine Muisca, ari, argjendi dhe bakri, ishin shume te rendesishem, jo per vleren e tyre materiale por per fuqine e tyre shpirterore, lidhjen me Zotat dhe aftesine per te sjelle balance dhe harmoni ne shoqerine Muisca.

Ashtu si shpjegon nje pasardhes Muisca, Enrique Gonzalez, floriri nuk simbolizon prosperitet tek njerezit e tij.

“Per Muisca-t e diteve te sotme, ashtu si edhe per paraardhesit tane, ari nuk eshte nje tjeter por vetem nje dhurate… per ne ari nuk perfaqeson pasuri.” – tregon Enrique Gonzalez.

Kerkime te fundit te bera nga Maria Alicia Uribe Villegas nga Museo Del Oro ne Bogota dhe Marcos Martinon-Torres nga UCL Institute of Archaeology kane treguar qe ne shoqerine Muisca keto objekte “te arta” beheshin specifikisht per perdorim te menjehershem si dhurata per Zotat per t’I inkurajuar ata qe te balanconin ekuilibrin e kozmosit dhe siguronin nje marredhenie te mire me mjedisin.

Sipas arkeologut Roberto Lleras Perez, nje ekspert te punimit te arit nga Muisca-t dhe sistemit te besimit te tyre, krijimi dhe perdorimi i punimit te metaleve te Muisca-ve ishte i dallueshem ne Ameriken e Jugut.

“Mesa di une, nuk ka asnje shoqeri tjeter qe i ka dedikuar me shume se 50% te prodhimeve te tyre per dhurata ndaj Zotave. Une mendoj qe kjo eshte dicka unike.” – tha ai.

Objektet e arit, si koleksioni i tunjos (dhurata, qe zakonisht ishin te sheshta, dhe ishin figura antropomorfike), jane bere duke perdorur procesin e ‘dyllit te humbur’.

Duke qene se te gjithe objektet e arit ne secilin prej dhurimeve kane te njejten shenje dalluese kimike si edhe karakteristika ndertimi, eshte e qarte qe keto ojane bere ne menyre specifike per dhurim dhe kane ekzistuar vetem per disa ore apo dite perpara se te dhuroheshin.

Ne menyre te pabesueshe, nje miniature floriri qe shfaqte pikerisht nje skene si ajo e pershkruar nga Juan Rodriguez Freyle eshte gjetur ne vitin 1969 nga tre fshatare ne nje shpelle te vogel ne kodrat ne jug te Bogotes. Kjo skene e nje burri te mbuluar me flori dhe duke shkuar ne nje liqen te shenjte, si Liqeni Gutavita, eshte historia e vertete e El Dorados.

Menyra se si kjo histori u be miti qe eshte, miti per nje qytet legjendar floriri tregon menyren e vecante ne te cilen ari ishte nje burim material pasurie per pushtuesit Europiane. Ata nuk e kuptonin vleren e tij ne shoqerine Muisca.

Europianet ishin te tronditur dhe te turbulluar duke menduar se sa shume flori duhet te jete hedhur ne ujerat e thella te liqenit dhe te varrosur neper vendet e tjera te shenjta rreth e rrotull Kolumbise.

Ne vitin 1537 ishin historite ne lidhje me El Doradon qe e cuan pushtuesin Spanjoll Jimenez Quesada dhe ushtrine e tij prej 800 burrash ne misionin e tyre pre te gjetur nje rruge per ne Peru dhe me pas ne token e Muisca per here te pare.

Quesada dhe burrat e tij shkuan neper territore te panjohura dhe jo mikpritese ku shume prej tyre humben jetet. Por ajo cfare gjeten Quesada dhe burrat e tij I la ata pa mend, pasi punimi i arit i Muisca-ve ishte si asgje tjeter qe ata kishin pare me pare. Ata perdornin teknika te papara ndonjehere nga syte Europiane.

Fatkeqesisht, gjuetia e deshperuar per ar eshte akoma shume e gjalle.

Arkeologet qe punojne neper institucione so Museo del Oro ne Bogote, jane duke luftuar kunder ketij fenomeni. Ashtu si pushtuesi Europian i shekullit te 16, edhe pasardhesit moderne Europiane vazhdojne te kerkojne ne te kaluaren e Amerikes Jugore, ne El Dorado per te vjedhur nje pjese te tij.

Sasite e arit te zbuluara nga keta plackites jane te paimagjinueshme. Ne vitet 1970 kur u zbuluan vende te reja nga plackitesit ne pjesen veriore te Kolumbise, u cua ne shkaterrimin e tregut te arit.

Kjo gjueti per arin do te thote qe pjesa me e madhe e objekteve te arit te El Dorados eshte vjedhur dhe shkrire, dhe vlerat e verteta te ketyre artefakteve si gjurme te punimeve te nje kulture antike jane humbur pergjithmone.

Fatmiresisht, koleksione te mbijetuara te objekteve, qe mbahen ne Museo del Oro ne Bogote dhe ne British Museum ne Londer, mund te mundesojne nje ide ne lidhje me prespektivat e ndryshme mbi vleren materiale dhe perceptimin njerezor dhe me e rendesishmja, te tregojne historine e vertete qe fshihet pas miteve te El Dorados.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.