7 Marsi, Basha: Arsimi i Rilindjes së Ramës ka ngelur në klasë

0
185

Me rastin e 7 Marsit kreu i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me mësusues të larguar padrejtësisht nga puna. Basha ka akuzuar Ramën se edhe në arsim ka futur njerëz me rekorde kriminale. Sipas tij arsimi i rilindjes së Edi Ramës ka mbetur në klasë.

“Ky realitet i tmerrshëm i hidhur është efekt i drejtpërdrejtë i mungesës së vizionit, efekti i drejtpërdrejtë i asaj që mësuesit i thonë “të mësosh përmendësh”, “të jesh kopjac ngel në klasë”. Nuk kishte vizion. Nuk kishte program. Nuk ka  vizion. Nuk ka program. Prandaj ka mbetur në klasë arsimi i Rilindjes së Edi Ramës. Kriminalizimi i jetës publike në Shqipëri nuk është bërë në asnjë fushë më dhimbshëm, më ulëritës se në arsim, ku kjo qeverisje premtoi të çonte në nivele europiane  meritën, kualifikimin. Në fakt po e mbajnë fjalën sepse mësuesit më të kualifikuar, më të mirë të shkojnë refugjat duke i zëvendësuar ata me llumin e shoqërisë”, tha Basha.

Më tej ai shtoi se “Ka një rrugë për të qenë mësues sot dhe këtë e pamë javën e kaluar. Rruga është të anëtarësohesh në Partinë Socialiste. Partia shtet tani do t’i shtijë kthetrat e saj edhe në arsim.  Ky nuk është standard është fundi i çdo standardi. Kjo nuk është reformë. Kjo është antireformë me pasoja të rënda për vendin, me pasoja të rënda për nxënësit, me pasoja të rënda për fëmijët tanë”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here