Dua Lipa rrëfen sekrete nga fëmijëria

0
165

Shqiptarja e famshme e hitit “Be the One”, Dua Lipa, ka treguar rrugën e saj drejt suksesit, që sipas këngëtares ka hasur në jo pak pengesa.
Me 10 milionë klikime në You Tube, 21-vjeçarja me origjinë kosovare, dikur nuk është pranuar në korin e shkollës fillore.

Por për të e rëndësishme është të mos heqësh dorë.

“Nuk e kalova provën pasi nuk arrija të kapja notat e larta”, ka treguar Dua Lipa, për Corierre.it, duke qeshur.

Në fjalët e saj nuk ka inat. “Nëse do ta takoja sot atë profesorin nuk do t’i thoja asgjë. Jam e kënaqur dhe më vjen mirë që nuk kam hequr kurrë dorë pavarësisht fjalëve të tij,” vazhdon më tej këngëtarja me origjinë nga Kosova.

Dua Lipa tregon se dëshira për muzikë i ka lindur nga i ati i cili kishte një grup në Kosovë.

Për disa vite ata jetuan në Londër, por një ditë prindërit e saj vendosën të kthehen në Kosovë. Nuk zgjati shumë dhe në moshën 15 vjeçare, Dua Lipa vendos të kthehej në Londër, vetëm.

“Prindërit e dinin se herët a vonë kjo do të ndodhte. Më kanë mbështetur gjithmonë dhe unë kam bërë pjesën time, duke i telefonuar në çdo moment. Jetoja me miqtë, por kisha nevojë edhe për përqafimin e mamasë,” kujton ajo.

Por kurrë nuk u dorëzua sepse e dinte ku donte të arrinte. Dhe sot ka të njëjtin menaxher me atë të Lana del Rey.

“Nuk kisha një plan B. Rregulli im ishte të mos hiqja dorë, edhe nëse më thonin jo, do ta provoja sërish,” thotë Dua Lipa.

E pyetur për emrin, ajo thotë se Dua Lipa është emri dhe mbiemri i saj i vërtetë.

“Që e vogël doja të kisha një emër të zakonshëm. Kam ndryshuar disa shkolla dhe çdo herë më duhej të shpjegoja kuptimin e emrit. Në gjuhë time, Dua do të thotë, dashuri, ” tregon këngëtarja e hitit “Be the One”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here