Olta Gixhari me të dashur 10 vjet më të ri

0
177

Pavarësisht fotove që janë postuar në rrjetet sociale, apo edhe të tjerave nga paparaci në disa media apo portale online prej disa kohësh, aktorja 30-vjeçare Olta Gixhari e ka mohuar lidhjen me një djalë disa vite më të vogël se vetja. Lajmi se aktorja ishte e lidhur me një djalë 22-vjeçar u përhap me shpejtësi në pothuaj të gjitha mediat rozë, me gjithë përpjekjen e Oltës për ta mbajtur jashtë vëmendjes së publikut jetën e saj private. Por “bashkëpunues” për shpërndarjen e lajmit, këtë herë është bërë vetë djaloshi, i cili duket se është vërtet partneri i Oltës, derisa ka postuar shumë foto me të nga vende dhe momente të ndryshme. Në profilin e tij në Instagram, Xhek Nasufi ka postuar disa foto me aktoren, disa prej të cilave edhe provokuese. Mësohet se Xhek Nasufi ka studiuar për Ekonomi­-Financë dhe prej disa muajsh është në lidhje me aktoren e njohur të Teatrit Kombëtar. Ajo çka bie në sy më shumë nga postimet e 22-vjeçarit janë makinat luksoze, udhëtimet, si dhe festat apo daljet e ndryshme të cilat tregojnë një stil jete të pasur dhe mjaft dinamik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here