Ja pse dështoi bashkëpunimi i Adele me Collins

0
2585

Dy vjet më parë u bë publik lajmi se legjendari Phil Collins do të shkruante një këngë me Adelen. Por, ky bashkëpunim asnjëherë nuk u realizua, ndërsa vetë Collins, në një intervistë të fundit, ka treguar se pse dështoi ky projekt. “Ajo më dërgoi një pjesë muzikore në të cilën nisa të punoja. Por, ajo ishte e vështirë për t’u gjetur. Kishte një fëmijë, të gjitha këto gjëra personale që po i ndodhnin asaj, për mua ishin të panjohura. I dërgova një e-mail ku e pyeta, “Jam duke të të pritur. A je duke më pritur edhe ti mua?” Zbulova se ajo ishte si njëfarë fantazme. Mund të mos dëgjosh nga ajo për periudha të gjata. Dhe kështu asgjë nuk ndodhi”, ka thënë Collins për Billboard. Dhjetorin e kaluar, Adele pranoi se ishte faji i saj që projekti mes tyre dështoi. “Takimi ndodhi shumë kohë para se të nisja incizimet. U frikësova shumë. Thosha me veten, “Oh, nuk jam e gatshme”. Mendoj se ai e interpretoi atë sikur unë nuk desha të punoja me të… Por në të vërtetë, në atë kohë nuk isha e gatshme të realizoja një këngë. Kaq. Por jo, nuk ka pasur asgjë të keqe në këtë mes, së paku jo nga ana ime”, ka deklaruar më herët Adele.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here