Versioni zyrtar i shkakut që çoi në vdekjen e 22 – vjeçares Kristina Brown

0
153

Bobbi Kristina Brown vdiq për shkak të overdozës dhe mbytjes në vaskë.

Ky është versioni zyrtar i shkakut që çoi në vdekjen 22 – vjeçares, Bobbi Kristina, vajzës të ish – yllit të muzikës Whitney Houston.

Të dhënat u bënë publike nga një mjek ekzaminues, pasi gjykata dha leje që këto të dhëna të bëheshin publike.

Bobbi Kristina Brown u gjet pa ndjenja në vaskën e shtëpisë së saj në Atlanta, në Janar të 2015 – ës. Ajo vdiq në një hospise (qëndra kujdesi për pacientët terminalë) në Korrik, në moshën 22 – vjeçare.

Marijuanë, alkool, kokainë dhe disa lloje të tjerë qetësuesish për trajtimin e akthit, si dhe morfinë u gjetën në trupin e të ndjerës, deklaroi mjeku.

Sa i përket mënyrës së vdekjes, nëse ishte një vrasje, vetëvrasje, apo aksidentale, sipas zyrtarëve, kjo mbetet e panjohur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here