Standard.al

Shpatat më të famshme në histori

0

Curved-Saber-of-San-Martin sable-corvo

Shpata e El Cid

El Cid ka lindur rreth vitit 1040 në Vivar, një qytet i vogël pranë Burgosit në Kastilja të Spanjës. Mbretëria e Kastiljes ka qenë një nga perandoritë mesjetare në gadishullin Iberik. El Cid u bë i famshëm si strateg ushtarak dhe diplomat. Sukseset e tij çuan në emërimin si gjeneral dhe komandant i ushtrisë së Mbretit Alfonsos i 6-të dhe sot njihet si hero kombëtar i Spanjës. Ai shquhet dhe përmendet veçanërisht për rolin e tij në luftën e Mbretit Alfonso i 6-të ndaj Maurëve.

El Cid ka pasur disa shpata gjatë jetësë së tij, por dy më të famshmet janë ‘Colada’ dhe ‘Tizona’.  Kjo e fundit është shpata që përdori El Cid në luftën ndaj Maurëve. Kjo armë është një nga më të famshmet në gjithë Spanjën dhe thuhet se është farkëtuar në Kordoba, edhe pse në përbërje të saj ka një sasi të madhe çeliku Damasku, duke qenë se ky qytet sirian ka qenë i famshëm për tregtinë e çelikut asokohe. ‘Tizona’ është 103 cm e gjatë dhe peshon 2.4 kg dhe sot ruhet në Muzeun e Burgosit në Spanjë.

Shpata e Napoleonit

Në vitin 1799 Napoleon Bonaparti u bë udhëheqësi ushtarak dhe politik i Francës dhe 5 vite më vonë u shpall nga Senati Perandor. Në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të 19-të, Perandoria Franceze ishte e përfshirë në luftëra me thuajse të gjitha Fuqitë e Mëdha të Europës. Disa fitore të jashtëzakonshme i dhanë Francës një pozicion dominues në Europë, por në vitin 1812 gjërat morën kthesë. Napoleoni nisi sulmin ndaj Rusisë dhe kjo çoi edhe në shkatërrimin e tij. Në vitin 1814, Koalicioni i Gjashtë (Austria, Prusia, Rusia, Britania e Madhe, Portugalia, Suedia dhe Spanja) pushtoi Francën dhe e zuri rob Napoleonin duke e internuar në ishullin e Elbës. Edhe pse arriti të arratisej dhe mori pushtetin për pak kohë, u kap sërish dhe i internua në ishullin e Shën Helenës, ku edhe vdiq.

Napoleoni përdorte gjatë betejave një pistoletë dhe një shpatë, edhe pse duhet thënë se zotëronte një arsenal të tërë armësh të bëra nga materialet më të mira. Shpata që përdorej prej tij në betejë iu dhurua më pas në fillim të viteve 1800 të vëllait si dhuratë martesore dhe kaloi brez pas brezi duke mos u larguar asnjëherë nga zotërimi i familjes së Bonapartëve. Në vitin 1978 ajo u deklarua si thesar kombëtar i Francës. Njëra nga shpatat e Napoleonit, e larë në flori u shit në vitin 2007 në një ankand për një shumë prej 6.4 milionë dollarësh.

Shpata e Mbretit Eduard ‘Rrëfyesit’

‘Shpata e Mëshirës’ siç njihet në histori i ka përkitur Eduard ‘Rrëfyesit’. Ai ka qenë një nga mbretërit e fundit anglo-saksonë të Anglisë përpara se vendi të pushtohej nga normanët në vitin 1066. Mbreti Eduard qëndroi në pushtet nga vitit 1042 deri në vitin 1066 dhe mbretërimi i tij u shoqërua me trazira të shumta në luftën për pushtet në Angli. Pak kohë pas vdekjes së tij, Anglia u ushtua nga normanët të udhëhequr nga Uilliam ‘Pushtuesi’.

Arma e ka majën e thyer, në vitin 1236 u quajt ‘curtana’ dhe përdorej kryesisht për ceremonitë mbretëtore. Arsyet e thyerjes së majës së shpatës nuk janë të njohura, por sipas mititi që ekziston për shpatën, maja e saj u thye nga një engjëll, për të ndaluar vrasjen e një personi të pafajshëm. ‘Shpata e Mëshirës’ është njëra nga 5 shpatat që përdoret për kurorëzimin e monarkëve të Britanisë së Madhe. Arma është shumë e rrallë në llojin e vet dhe ndër të paktat që shpëtuan nga shkatërrimi, gjatë kohës që Britania udhëhiqej nga Oliver Kromuelli, pasi ky i fundit njihet për shkrirjen e artifakteve antike për të nxjerrë për tyre metale dhe ar.

Shpata e Kalifit Ali

‘Zulfiqar’ është shpata antike e njërit prej liderëve të njohur muslimanë, Aliut. Ai ka qenë nipi i profetit Muhamed a.s. dhe ka udhëhequr Kalifatin arab nga viti 656 deri në vitin 661. Sipas disa burimeve që kanë mbërritur deri në ditët tona, Muhamedi ia tha ‘Zulfiqarin’ Aliut në betejën e famshme të Uhudit dhe është një objekt i rëndësishëm në aspektin historik. Thuhet se Aliu e përdori shpatën në ‘Betejën e Hendekut’, që është lufta për mbrojtjen e qytetit të Medinës nga kundërshtarët e profetit.

Zulfiqar është një armë tipike e vendeve të Azisë Perëndimore dhe Jugore. Ajo ka dy pjesë paralele që ndahen në majë me dy tehe të mprehta dhe maja e shpatës duket më shumë se gërma ‘V’ e alfabetit. Edhe pse arma nuk ekziston në ditët tona, skicat e bëra asokohe kanë mbërritur dhe paraqesin formën e përafërt të kësaj shpate.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.