Standard.al

Rama takim me Mogherini: S’hapim kufijtë, nuk është sfida jonë

0

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Ferderica Mogherini, kryeministri Edi Rama ripërsëriti qëndrimin e shprehur disa ditë më parë në Top Story, se Shqipëria nuk do të hapë kufitjë për refugjatët, por as do të ndërtojë mure.
“Shqipëria është një vend i vogël, por asnjëherë nuk i ka bërë bisht përgjegjësisë së vet me partnerët tanë. Jemi besnikë të vlerave dhe parimeve të Europës, por ne nuk do të hapim kufijtë, por nuk do të ngrëmë as mure. Jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë brenda një plani europian. Kjo është një sfidë europiane, nuk është sfida e Greqisë, as e Italisë dhe aq më pak e Shqipërisë. Është sfidë e BE dhe brenda kësaj jemi edhe ne, që për momentin jemi E pa B, por megjithëse nuk e kemi atë B jemi sjellë si qytetarë europianë, ndërkohë që të tjerë që e kanë atë B përpara janë sjellë si të kategorisë B përballë parimeve dhe vlerave europiane”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, vetë Mogherini u ndal tek reforma në drejtësi duke renditur arsyen kryesore se përse ajo duhet të miratohet nga klasa politike.

“Është e pashembullt që një udhëheqje politike të ketë një mbështetje kaq të madhe për një reformë, prandaj bëjeni këtë reformë jo se e kërkon Brukseli, por sepse qytetarët e kërkojnë këtë gjë”, tha ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.