Mogherini fjalim emocionues: Ndjehem shumë e afërt me Shqipërinë, ky vend i përket Evropës

1
182

Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini, sapo ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, prej ku po mban një fjalë tepër miqësore.   Duke folur me fjalë shumë të ngrohta për vendin tonë, Mogheri thotë se ndjehet e emocionuar, pasi është hera e parë që flet në një Parlament Kombëtar.    “Përveç Parlamentit italian, kjo është hera e parë që unë flas përpara një Parlamenti Kombëtar dhe kjo për mua është diçka shumë e veçantë. Për këtë do të ndjeni pak emocion në zërin tim. Mu duk sikur po vija në një ribashkim të familjes. Ndihem shumë e afërt me Shqipërinë. Ky vend i përket Evropës. Ne ndajmë të njëjtën histori. Kam besuar që ju duhet të gjeni vendin tuaj brenda BE. Kam pasur ndjesinë që kjo gjë është në interesin tuaj, po aq sa dhe në interesin tonë”, tha Mogherini

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here