Standard.al

Meta: Dekriminalizimi çështje që nuk pret, nesër merret vendimi përfundimtar

0

Kreu i Kuvendit, Ilir meta në një dalje për media tha se nesër do të merret një vendim përfundimtar për dekriminalizimin.   Ndër të tjera Meta tha se miratimi i këtij vendimi nuk pret.   “Është punuar gjatë gjithë ditës, nesër është moment i duhur për të përmbyllur vendimin në zbatim të ligjit për dekriminalizimin, pasi kemi afat kohor që ky ligj të hyjë në fuqi. Do t’i ftoja të gjithë, duke pasur në konsideratë edhe mesazhin e Federica Mogherini për bashkëpunim, të bashkojmë  forcat për të ecur më shpejt në të gjitha reformat kryesore sidomos në atë të drejtësisë. Njëkohësisht për të pasur një frymë më konstrukstive me respekt për njeri-tjetrit por duke vene më plan të parë interesat e qytetarëve tanë. Opozita ka të drejtën e saj të ndërmarrë çdo inicativë në përmirësimin e legjislacionit, por për atë çka po flasim është detyrim ndaj Kuvendit për të zbatuar një vendim “, tha Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.