Ja cilat janë arsyet se përse gjithmonë zgjedhim mashkullin e gabuar

0
133

Një zgjedhje e gabuar mund të shihet si rastësi, por nëse gjithmonë përsëritet tregimi i njëjtë, kjo është arsyeja që ta vëni gishtin në kokë.

Rreth 77% e njerëzve besojnë se nuk mund ta zgjedhim personin në të cilin do të dashurohen.

Pse gjithmonë priremi të zgjedhim njerëzit e gabuar?

Të pëlqen panorama

Bukuria e udhëtimeve që nuk të çojnë asgjëkundi është se të detyrojnë të shijosh panoramën.

Nuk ke ankthin e performancës

Kur takon mashkullin e duhur, të shkaktohet një ndjesi ankthi sepse do të duash të thuash dhe të bësh të gjitha gjërat e duhura në mënyrë që të mos e zhgënjesh. Me mashkullin e gabuar, ndihesh edhe ti më e lirë të gabosh, sepse fundja nuk do të humbësh ndonjë gjë të madhe.

Nuk rrezikon të mërzitesh

Kur zgjedh partnerin e duhur, bashkë me të vijën edhe gjëra si fejesa martesa, monotonia e ndoshta edhe pak mërzi. Me mashkullin e gabuar një gjë e tillë nuk ka pse të ndodhë, që prej faktit se e di se nuk do të kalosh një jetë me të.

Nuk ka impenjime

Mund ta lësh fare mirë të presë për ditë të tëra sepse ke një projekt të rëndësishëm ose sapo ke dalë nga një lidhje e gjatë dhe të duhet pak kohë për veten tënde. Nëse ai do të ishte mashkulli i duhur, ju do t’i vinit në plan të dytë nevojat tuaja.

Ndihesh e lirshme

Sigurisht është diçka e mirë të dish se do të kesh dikë në krah përgjithmonë, por është gjithashtu e kënaqshme të ndihesh pezull. Të dish se i ke ende rrugët e hapura dhe se nuk e di çfarë të ka rezervuar jeta.

Joshja ndaj gjërave të ndaluara

Është si çështja e ëmbëlsirave që të shëndoshin. Kur diçka për ne është e gabuar, pra e ndaluar, bëhet menjëherë më joshëse nga ç’është në realitet. Dhe çfarë mund të jetë më joshëse se një mashkull i gabuar ose lidhje që i ka minutat e numëruara?

Pa mashkullin e gabuar nuk do të ekzistonte ai i duhuri

Përkrah një burri të gabuar mëson ta njohësh më mirë veten dhe sidomos të kuptosh gjërat që nuk i do. Është pikërisht falë tij që od të mund të dalloni mashkullin e duhur për ju.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here