Standard.al

Dhunë dhe kaos në futbollin grek, pezullohet kampionati

0

Kaosi që mbizotëroi në ndeshjen e Kupës së Greqisë mes PAOK-ut të Selanikut dhe Olympiakosit bëri xhiron e botës, më shumë sesa diskutimi për futbollin e vërtetë në vendin helen, që nuk është hera e parë kur bëhet arenë e dhunës.

Gjysmëfinalja mes vendasve dhe rivalëve nga Athina u pezullua pas hyrjes së tifozëve në fushë, e tani autoritetet kanë vendosur ndërprerjen e kampionatit, diçka që nuk është risi për fqinjët tanë.

Trazirat shpërthyen pas një penalltie të mohuar në dëm të PAOK dhe ngjarjet në vijim kanë shtyrë ministrin e Sporteve, që të rekomandojë pezullimin e të gjitha eventeve futbollistike. Stadiumi “Toumba” në Selanik i ngjante një zone lufte, me dhjetëra tifozë të inatosur që luftonin me policinë.

“Këto janë veprime ekstreme dhe të pajustifikueshme, që nisën para ndeshjes dhe vazhduan më vonë. Ne do të analizojmë gjithçka dhe do të marrim masa në bazë të statutit. Nuk do të lejojmë futbollin të përfshihet në këto episode, që shkojnë përtej çështjeve kontroverse dhe t’i bashkohen problemeve aktuale të vendit tonë”, tha ministri grek i Sporteve.

Zyrtari helen iu referua krizës ekonomike dhe çështjes së refugjatëve, që kanë gjunjëzuar Greqinë. Ndeshja mes PAOK-ut dhe Olympiakosit ishte e dyta në këtë sezon që ndërpritet për shkaqe dhune, dhe si rrjedhojë ka sjellë dhe pasoja për kampionatin helen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.