Liliane Bettencourt, pronarja e kozmetikës franceze gruaja më e pasur në botë

0
154

Revista Forbes ka publikuar listën vjetore të personave më të pasur në botë, që për të 17-tin vit në rradhë kryesohet nga themeluesi i Microsoft, Bill gates.

Sipas prestigjozes Forbes, Gates është pjesë e kësaj liste prej 22 vitesh dhe e ka kryesuar atë për 17 vite me pasurinë e tij plot 75 miliardë dollarë, ndonëse në rënie nga 79.2 miliardë të një viti më parë.

Gjigandi spanjoll i shitjeve Amancio Ortega pozicionohet në vend të dytë me pasuri neto 67 miliardë dollarë. Ortega është i famshëm për linjën e tij të modës “Zara”.

Edhe për këtë vit, Ëarren Buffett mbetet në vendin e tretë, pavarësisht faktit se pasuria e tij neto ra me 11.9 miliardë dollarë vitin e fundit, në 60.8 miliardë gjithsej.
Meksikani i gjigandit Telekom, Carlos Slim humbi dy vende në krahasim me një vit më parë, në pasuri 27 mld $ nga 50 mld të 2015-ës.

Themeluesi dhe drejtuesi i Amazon.com, jeff Bezos është në vendin e 5 të Forbes me pasuri 45.2 miliardë dollarë.

Fituesi më i madh dhe më i pasuruar gjatë vitit të fundit është themeluesi i Facebook, Marc Zuckerberg i cili vazhdon të shtojë pasurinë e tij, me 11.2 miliardë dollarë, në totalin e 44.6 miliardë dollarëve.

Gruaja më e pasur në botë sipas Forbes vijon të mbetet pronarja e gjigandit francez të kozmetikës, Liliane Bettencourt me pasuri 36.1 miliardë $.

Këtë vit, revista thotë se në listë gjenden plot 1810 miliarderë, në rënie nga një vit më parë.

Numrin më të madh të miliarderëve vazhdon ta ketë Amerika me 450, ndjekur nga Kina me 251, Gjermania me 120, India me 84 dhe në fund Rusia me 77.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here