Vetëm një ofertë zyrtare për ndërtimin në FSHF

0
197

 

Në fillim të tenderit u paraqitën 12 firma ndërsa në fund pati vetëm një kërkesë zyrtare

 

 

Këtë të hënë është mbyllur procesi i dorëzimit të ofertave për projektimin, prishjen, financimin dhe ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar të Shqipërisë. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, institucioni i futbollit në Shqipëri ka bërë të ditur se në ditën e fundit të afatit për dorëzimin e dokumentave dhe paraqitjen e një oferte, sipas tenderit të shpallur më datë 18 janar 2016, ka ardhur vetëm një ofertë konkrete në zyrat e institucionit. Në total ishin 12 subjektet e regjistruara për pjesmarrjen për këtë tender, por ofertë paraqiti vetëm shoqëria Alb-Star shpk, një shoqëri shqiptare, e cila e shtrin aktivitetin e saj kryesisht, në Shqipëri,Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Shqyrtimi dhe vlerësimi I ofertës së paraqitur do të kryhet tashmë nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave që do të marrë parasysh kërkesat dhe kushtet e përcaktuara në dokumentat e tenderit, ndërsa ecuria e procedurave dhe konkluzionet e vlerësimit do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here