Shokuese! Ja pse europiani mund të luhet pa tifozë

0
172

UEFA ka bërë të ditur këtë të martë se kampionati europian i kësaj vere, që do të zhvillohet në Francë, mund t’i spostojë ndeshjet nëpër stadiume të ndryshme nga ato që janë parashikuar si dhe të luhen pa tifozë, sigurisht në një datë të ndryshme nga ato që janë parashikuar, për shkak të kërcënimeve për sulme terroriste.

Planet e emergjencës janë hartuar pas kamikazëve vetëvrasës që tentuan të hynin në “Stade de France” gjatë sfidës miqësore mes Francës dhe Gjermanisë në nëntor të vitit të kaluar. E pavarësisht se nuk mundën të hynin brenda tij, terroristët mundën të aktivizonin mjetet shpërthyese jashtë stadiumit, si pjesë e sulmeve të koordinuara që lanë 130 viktima në Paris.

Vetëm një javë më vonë, një tjetër ndeshje miqësore, këtë herë ajo mes Gjermanisë dhe Holandës, u anulua vetëm pak përpara fillimit, pasi policia dyshoi se një pajisje shpërthyese e gjetur në ambientet përreth stadiumit të Hannoverit mund të aktivizohej.

E mërkura nis zyrtarisht numërimin mbrapsht të 100 ditëve të fundit deri në “Euro 2016”, ndërkohë që në Francë mbetet ende në fuqi gjendja e emergjencës, e vendosur pas sulmeve terroriste të nëntorit.

Në një deklaratë për “Associated Press”, UEFA ka bërë të ditur se “ende nuk jemi në dijeni të ndonjë kërcënimi specifik, por duam thjesht të jemi të përgatitur”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here